Ironia e gazetarit: Gruaja më ka thënë se s’duhet të dal pa maskë, sekreti i …

Ish-gazetari i BBC, Ilir Kadia përmes një postimi ironizues në rrjetet sociale ka përcjellë një mesazh për mbajtjen e maskave.

Ai shkruan se ka marrë në telefon kantautorin italian Gianni Morandi, ku i shprehte me ironi shqetësimin se gruaja i kërkon divorcin se s’duron që ai harron ti’a vidhos tapën shishes së qumështit.

Ndërkohë që Gianni Morandi i deklaron se dhe gruaja e tij i kërkon se nuk duhet të dal nga shtëpia pa maskë dhe sipas tij sekreti i jetëgjatësisë së martesës është të bësh gjithmonë çfarë thotë gruaja.

“E mora në telefon Giani Morandin dhe iu ankova:-Nini,pas 40 vjet martesë,thotë se do ndahemi!Nuk më duron dot që harroj t’a vidhos tapën e shishesh të qumështit!!!
-Dëgjo,tha Giani!Të gjitha gratë e kanë nga një fiksim!Edhe Anna ime!Mirëpo sekreti i jetëgjatësisë së martesës është të bësh gjithmonë çfarë thotë gruaja!Ja mua më ka thënë se nuk duhet të dal nga shtëpia pa maskë!” shkruan Kadia.

/En.Br./Fjala.al