Listat e hapura/Erion Kristo: Përgëzoj opozitën, vlerë për ata që përqafojnë më të mirën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pedagogu Erion Kristo ka reaguar nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ lidhur me miratimin e listave të hapura.

Kristo ka përgëzuar kreun e PD-së për mbështetjen që i bëri listave të hapura pasi me këtë veprim të Bashës opozita nuk do të sulmohet më nga ata që ka pranë.

Ndër të tjera ai ka shkruar se “Listat e hapura” janë mendimi i parë i ardhur nga jashtë sistemit që është përqafuar nga të gjithë dhe kjo sipas tij është vlerë për ata që përqafojnë më të mirën.

 

Positimi i plotë i Erion Kristos

“Dje zoti Basha në emër të opozitës së bashkuar mbështeti listat e hapura. Unë do ta përgëzoj opozitën. Jo thjesht për miratimin, por sepse tashmë shumë njerëz pranë opozitës nuk do kenë më për çfarë të sulmojnë. Opozita i dha vlerë garës. Brenda kufijve të së pranueshmes. Jam krenar që u shpreha në mbrojtje të listave. Madje dua të besoj se zëri im u dëgjua kur shkrova dje. Kjo është vlerë për ata që përqafojnë më të mirën. Të gjitha palët thirrën fitore, por fitoi populli diçka: një instrument të vogël të shprehjes së pakënaqësisë. Jam krenar që iu bashkova Nismës Thurje për Kartën 2020. Ishte një përpjekje për t’u dhënë njerëzve pak më shumë demokraci. Është rasti i parë, në gjykimin tim, që një ide e ardhur nga jashtë sistemit, të ngjisë. Prandaj i uroj ata që punuan fort anekënd Shqipërisë dhe ata që na mbështetën. Natyrisht lufta nuk përfundon këtu. Ka me dhjetëra gjëra që mund të bëhen. Rrugën e dimë.” /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Beteja e fundit për mandatin! Lapaj shkresë Celibashit: KQZ të më japë vendin e deputetit

Kreu i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, nuk heq dorë nga ‘lufta’ për tyë marrë mandatin e deputetit, në limitet...

Kapiteni i Brugge flet për Jasharin: “Po të isha aq i ri, dhe un do të shkoja te Milani”

Hans Vanaken, kapiteni i Club Brugge, foli për Sky Sport pas fitores 2-1 të ekipit të Hajen në Superkupën e Belgjikës kundër Union SG, duke analizuar situatën në...

Trump mburret për “rilindjen” e SHBA-ve në gjashtë muaj

Presidenti Donald Trump pretendon se ka rilindur Shtetet e Bashkuara brenda vetëm gjashtë muajve nga kthimi i tij në pushtet. Në realitet, ai po...

Sivasspor i bën “bllokadë” Manajt, zbulohet klauzola e largimit për sulmuesin kuqezi

Mediat turke bëjnë me dije se Sivasspor, ekipi që ka në pronësi kartonin e Rey Manaj nuk ka ndërmend të lëshojë sulmuesin kuqezi, pa...

Paul Pogba flet për transferimin e Rashford tek Barça: “Jam shumë i lumtur për të”

Barcelona ka siguruar shërbimet e Marcus Rashford, një nga lëvizjet më të mëdha të kësaj merkato. Marrëveshja do të bëhet zyrtare në orët e...

Lajme të tjera

Web TV