Një 74-vjeçar nga Kruja humb jetën në Infektiv

Një tjetër person ka humbur jetën nga koronavirusi në Spitalin Infektiv. Mësohet se ka ndërruar jetë një 74-vjeçar nga Kruja.

Viktima ishte i shtruar prej një jave në spital, ndërsa ka humbur jetën ditën e djeshme raporton News 24.

Rikujtojmë që gjatë përditësimit të situatës ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit humbën jetën 5 pacientë me Covid, 2 prej tyre pa sëmundje të tjera, ndërkohë janë zbuluar 104 raste të reja.ka.ta/Fjala.al/