Raporti i IDM-së/Vetingu në polici dështim, në 8 muaj u zhvilluan vetëm 15 seanca dëgjimore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vonesat lidhen kryesisht me konstituimin e organeve të vlerësimit, nxjerrjen e akteve nënligjore për mbarëvajtjen e gjithë procesit, ngritjen e kapaciteteve të anëtarëve të KJV-së dhe sekretariatit teknik, si dhe infrastrukturën financiare dhe logjistike të nevojshme në funksion të procesit

 Nga Elvis Myrta

Procesi i vetingut në Policinë e Shtetit mund të cilësohet si dështim. Edhe pse kanë kaluar plot 7 muaj nga nisja e tij, deri tani vetëm 15 punononjës policie janë përballur me vetingun, kur në total janë 245 efektivë me gradë të lartë dhe nivel drejtues, që do të kalojnë në sitën e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit. Seancat e fundit dëgjimore janë mbajtur që në shkurt, ndërsa prej më shumë se 5 mujajsh nuk ka asnjë sinjal për të kaluar në skaner efektivët e rendit. Pas presidentit Meta, i cili ktheu mbrapsht dhe nuk i dekretoi ndryshimet e reja ligjore për vetingun në polici, edhe organizata të ndryshme që merren me drejtësinë dhe institucionet kanë ngritur pikëpyetjet e tyre mbi këtë proces, duke e cilësuar joefikas dhe të ngadaltë. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim konstaton probleme në këtë proces dhe rekomandon gjithashtu ndryshime në ligj, që së pari do të përcaktojnë një afat për punën e komisionit ad hoc KJV, që do të bëjë vlerësimin e punonjësve të policisë me gradë të lartë dhe nivel drejtues. IDN-ja, e cila ka monitoruar procesin e vetingut në polici, për periudhën 1 mars 2018 – 1 maj 2020, në raportin e saj është shprehur se ky proces ka ecur me ritme të ngadalta. “Procesi i vlerësimit kalimtar të punonjësve të policisë ka ecur me ritme të ngadalta, duke filluar me rreth 9 muaj vonesë nga afati i parashikuar fillimisht. Aktualisht janë shortlistuar për vlerësim vetëm 23% e subjekteve të fazës së parë, ndërkohë që gjatë periudhës nëntor 2019 – mars 2020 janë vlerësuar vetëm 16% e subjekteve të shortlistuara. Vonesat lidhen kryesisht me konstituimin e organeve të vlerësimit, nxjerrjen e akteve nënligjore për mbarëvajtjen e gjithë procesit, ngritjen e kapaciteteve të anëtarëve të KJV-së dhe sekretariatit teknik, si dhe infrastrukturën financiare dhe logjistike të nevojshme në funksion të procesit”, thuhet në raport. Gjithashtu, sipas këtij raporti, shkak i këtyre vonesave është bërë mungesa e komisionerëve të jashtëm të vlerësimit, komision që përbëhet nga vetëm 4 anëtarë. “Në intervistat e thelluara me përfaqësues të autoriteteve e grupeve të interesit, është theksuar se shkak i vonesave është edhe pamjaftueshmëria e burimeve njerëzore të KJV-së dhe vonesa në marrjen e informacionit të duhur për vlerësimin e subjekteve brenda afatit 15-ditor nga dërgesa e kërkesës për informacion, siç përcaktohet në ligj”, thuhet më tej në raportin e IDN-së. Më tej, raporti rekomandon që të sigurohen mjete ligjore për pandikueshmërinë e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, duke thënë se do të ishte e udhës që komisioni ad hoc, pas vlerësimit që do t’u bëjë punonjësve në nivel drejtues, të vazhdojë funksionin si mbikëqyrëse e procesit për 12 mijë punonjësit e tjerë që do të kryhet nga SHÇBA-ja. Më tej Instituti për Demokarci dhe Ndërmjetësi thekson se ndryshimet e fundit ligjore e kanë zbehur besueshmërinë e këtij procesi. “Ndryshimet e fundit ligjore, ecuria e ngadaltë e procesit dhe rezultatet që nuk janë ende të prekshme nga publiku, e kanë zbehur besimin në arritjen e objektivave të reformës. Për këtë qëllim, nevojitet një rikthim serioz i vëmendjes së institucioneve drejt këtij procesi, duke siguruar mbështetje politike dhe institucionale, kapacitete të nevojshme financiare, logjistike, burime njerëzore dhe asistencë teknike për të mundësuar efektivitetin e procesit, korrigjuar ngadalësinë dhe zvarritjet e deritanishme, si dhe për të ngjallur besimin e publikut dhe të grupeve të interesit te kjo reformë”. Pasi në krye të Ministrisë së Brendshme u emërua Sandër Lleshaj, u bënë ndryshime në ligj, ku u vendos që vlerësimi i policëve në nivele të ulëta të bëhet nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme. Por për IDN-në, futja në lojë e SHÇBA-së rrit dyshimet ndaj procesit, pasi nuk ka shumë objektivitet. “Modeli i zgjedhur për zbatim me dy faza dhe me përfshirjen e SHÇBA-së do të mund të përmirësojë kostot e kësaj reforme, por ka nevojë të sigurojë publikun me instrumente që garantojnë paanshmërinë dhe pavarësinë e reformës. Kujtojmë që ky institucion është në varësi direkte nga ministri i Brendshëm.

Lexo edhe :  Shkrumbohet “beach-bari” në plazhin e Lukovës

Procesi nuk po gjen mbështetje

Në raportin e IDN-së theksohet se institucionet përgjegjëse nuk po e mbështesin procesin. Sipas tij, nëse vijohet në këtë mënyrë, vetingu në radhët e uniformave blu rrezikon dyshimin. “Mbështetja politike dhe institucionale për prioritarizimin e reformës, do të siguronte konsolidimin e praktikave të komunikimit ndërinstitucional, si dhe mbledhjen e përpunimin e informacionit në kohë. Ky proces është konsoliduar ndjeshëm pas përfundimit të 15 rasteve të para, por mungesa e efektivitetit në kohë e procesit po e dëmton seriozisht besueshmërinë e tij dhe pritshmërinë se, ndryshe nga ç’ka ndodhur në përpjekjet e mëparshme, këtë herë procesi do të përfundojë me sukses dhe do ta forcojë integritetin e Policisë së Shtetit”, thuhet në raport. Sipas IDN-së, procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës, për shkak të masivitetit që ka, impaktit dhe përfitimeve të publikut. Instituti vlerëson se ecuria e procesit ka qenë e ngadaltë dhe kjo reformë nuk ka pasur vemendjen e duhur as nga institucionet, por as nga mediat. Pavarësisht se në hedhjen e idesë për vetingun në polici u tha se do të bëhej një studim i thelluar, mungesa e buxhetit, sipas Institutit, tregoi se ky studim nuk ishte bërë siç duhet. “Institucionet e angazhuara me hartimin e politikave, kuadrit ligjor dhe zbatimin e procesit të vlerësimit kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së RSH-së dhe SHÇBA-së duhet të rivendosin dhe të thellojnë bashkërendimin dhe konsultimin e ndryshimeve ligjore dhe rregullative me grupet e interesit, partnerët ndërkombëtarë dhe publikun”, thuhet aty. Por jo vetëm gjetjet, edhe në vetvete ky proces duket se nuk e ka pasur efektshmërinë e pritshme. Nga nëntori i 2019-s deri në mars të 2020-s, trupat e vlerësimit kanë marrë 15 vendime për subjekte, ku për 12 efektivë me grada është vendosur konfirmimi në detyrë, vetëm për një rast ka pasur vendim shkarkimi dhe dy efektivë të tjerë janë larguar me dëshirën e tyre. Ndër vendimet e marra, 80% rezultojnë pozitive dhe tregojnё njё konfirmim të punonjësve në detyrë. Kjo shkallë e konfirmimit është e lartë, sidomos krahasuar me rezultatin e këtij procesi në sistemin e drejtësisë. Aktualisht, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, përbëhet nga 15 anëtarë. Pesë anëtarë të këtij komisioni janë nga ILDKPKI-ja, pesë të tjerë nga pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë dhe të Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës, si dhe pesë të tjerë nga radhët e avokatëve. Komisioni i Jashtëm do të vlerësojë pastërtinë e figurës, pasurinë dhe profesionalizmin për drejtuesit e lartë të policisë. Vlerësimi i punonjësve të SHÇBA-së dhe 31 drejtuesve të lartë të policisë do të kryhet mbi tre komponentë: pasurinë, pastërtinë e figurës dhe vlerësimin profesional. Që prej majit të vitit të kaluar, të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, SHÇBA-së dhe Gardës së Republikës kanë dorëzuar 3 formularët e vetëdeklarimit./Fjala.al/

Të fundit

Trump “hakmerret”!Morën pjesë në çështjet penale kundër tij,presidenti i pushon nga puna

Presidentit Donald Trump ka shkarkuar disa zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë që drejtuan hetimet për çështjet penale kundër tij. Një...

Mos i gënjeni kurë këto shenja të horoskopit, sepse hakmarrja e tyre mund t’iu lëndojë

Ka disa shenja të horoskopit që kanë instinkt veçanërisht të fortë që i mbron nga gënjeshtrat dhe surprizat e pakëndshme. Qoftë çështje miqësie apo biznesi,...

Pesë mënyrat si ta mbani zemrën tuaj të shëndetshme ndërsa plakeni

Sëmundjet e zemrës janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve, por mjekët thonë se disa zakone të shëndetshme mund të bëjnë një ndryshim të madh. Këto...

Nga pasaporta tek simbolet! Si do të funksionojë shteti bektashi

Gazetari Ferdinant Samarxhi zbuloi në “Top Story” detajet në lidhje me krijimin e një shteti bektashi. Ai foli për mënyrën se si do të funksionojë...

Përplasjet me Berishën, vjen përgjigjja e Ballës:Gjarprin e kam kapur që i vogël në ferra

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i kthen një përgjigje epike Berishës pas akuzave të shumta drejtuar atij. Pyetjes së moderators së...

Lajme të tjera

Web TV