Ambasadorja Besiana Kadare darkon me Yuri Kim dhe Soreca-n: Mirënjohje për punën e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, e cila është dhe e bija e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, ka darkuar me ambasadoren e ShhBA-së në Tiranë Yuri Kim, ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca dhe drejtorin e Institutit të Medias, Remzi Lani.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Besiana Kadare përmes një postimi në rrjetet sociale, e cila shpreh mirënjohje diplomatëve për punën e përkushtuar në vendin tonë.

Ajo ka postuar dhe dy foto ku shfaqen duke konsumuar ushqime deti dhe me shumë mundësi do jetë zhvilluar në Qerret, aty ku ambasadorja shqiptare në OKB po kalon disa ditë pushimi.

“Një mbrëmje kaq e mrekullueshme vere në shoqërinë e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri Yuri Kim, ambasadorit të Bashkimit Europian Luigi Soreca & miqve të tjerë. Mirënjohës për punën e madhe që po bëjnë këta diplomatë të përkushtuar në Shqipëri.” shkruan Besiana Kadare.

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/bessiana.kadare/posts/10158665626898086

 

Të fundit

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë...

Aktivizohet një vatër zjarri në Gjirokastër

Një vatër zjarri është aktivizuar rishtazi në njësinë administrative Cepo të Gjirokastrës mes fshatrave Picar dhe Humelicë. Në vendngjarje aktualisht kanë mbërritur të gjithë efektivët...

Zelensky: Jemi në kontakt me SHBA, mund të arrihet një armëpushim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se këshilltarët e sigurisë nga Ukraina dhe partnerët e saj zhvilluan një bisedë dje, e cila do të vazhdojë...

Fier, makina del nga rruga, në mjet ndodheshin 4 persona

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të premteje në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier, ku një automjet tip “Benz” ka...

Njeriu i Troplinëve në vilë me pishinë, monitoronte gjithë qytetin

Juxhin Drazhi, një nga anëtarët e grupit të Troplinëve të drejtuar nga Ervis Doçi (i njohur si Visi i Pojës), është prangosur nga Interpoli...

Lajme të tjera

Web TV