Fier/ Transportonte punëtorët e fasonerisë, autobusi përfshihet nga flakët

Një autobus është përfshirë nga flakët në fshatin Peshtan të njësisë administrative Levan. Bëhet me dije se ky autobus shërbente për të transportuar punëtorët e një fasonerie.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri por që sipas banorëve dhe vet drejtuesit te këtij mjeti, zjarri i cili kishte përfshirë një pjesë të autobusit dhe që ka shkaktuar dëme materiale dhe në pjesën e brendshme të tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plot të ngjarjes dhe shkaqeve të këtij zjarri.