Katër sirianë kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik në aksin rrugor Zvezde-Podgorie. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e quajtur ‘Lapidari’, në fshatin Podgorie. Bëhet me dije se mjeti udhëtonte nga Bilishti në drejtim kryeqytetit.
Mësohet se drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të policisë në hyrje të qytetit të Bilishtit.
Në kushte të tilla policia, ne bashkëpunim me FRONTEX është vënë në ndjekje te tyre. Drejtuesi i mjetit për t’i shpëtuar policisë ka zgjedhur aksin rrugor nga Zemblaku për te kaluar me pas ne aksin nacional Korçë-Pogradec.
Ne kryqëzimin e fshatit Podgorie ishte vendosur një tjetër postobllok policie i cili kishte bllokuar pjesën me te madhe te rrugës. Ne te tilla rrethana drejtuesi i mjetet me shtetasit e huaj gjate manovrës për te shmangur mjetin e policisë është përplasur me një mjet tjetër duke sjelle edhe përmbysjen e mjetit e për pasoje plagosjen e 4 shtetasve sirianë. Policia ne vendin e ngjarjes po heton shkaqet e aksidentit.