Horoskopi për ditën e sotme, 26 korrik 2020

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Mos u tregoni kokëfortë nëse dëshironi një jetë të lumtur. Përgjegjësitë familjare do t’ju rriten, çfarë mund t’ju shkaktojë tension. Ka gjasa të mërziteni për shkak të ndërhyrjeve të anëtarëve të familjes apo të bashkëshortes/bashkëshortit.

Demi

Mund të përballeni me disa probleme sot, por bëhuni realistë dhe mos prisni mrekulli nga njerëzit që përpiqen t’ju ndihmojnë. Mos lejoni që të tjerët të kuptojnë sesi ndihesh.

Binjakët

Emocionet dhe pasioni i tepërt mund t’ju dëmtojnë psikologjikisht. Ngërçin financiar që iu ka përfshirë do ta kaloni me ndihmën e miqve. Gjatë paradites mund të debatoni me partneren/partnerin.

Gaforrja

Parashikohet një ditë e mbarë në aspektin shëndetësor. Energjia pozitive do ju bëjë që edhe fizikisht të ndiheni mire. Përpiquni që çdo ditë të jeni më optimistë.

Luani

Ka gjasa të mos jetë një ditë e mirë sa i përket financave. Mos u shqetësoni sepse do të jetë kalimtare. Parashikohet një ditë mjaft e mirë në dashuri.

Virgjëresha

Dikush duket se ndjen nevojën për praninë tuaj. Sa i përket aspektit profesional, tregohuni më i vendosur për të çuar përpara projektet tuaja.

Peshorja

Ka gjasa që pjesa e pare e ditës t’ju duket pak e vështirë. Punët që mund të keni lënë përgjysmë, do jua bëjnë ditën më të ngarkuar. Rekomandohet t’i përfundoni ato pa humbur kohë.

Akrepi

Do të keni nevoje për qëndrueshmëri në marrëdhënien tuaj, por kjo gjë do të jetë e vështirë të ndodhë. Do të jetë një ditë me ulje-ngritje në aspektin romantik. Bëni kujdes gjatë bisedave në familje.

Shigjetari

Bëni durim, në mënyrë që të mos humbisni qetësinë në punë. Një projekt mund të mos ju ecë mirë. Mundohuni që t’i hidhni hapat në mënyrë graduale.

Lexo edhe :  Kurti mesazh për Zhejin: Na ndihmoi me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

Bricjapi

Nëse po planifikoni që të bëni një investim, apo të ndryshoni vendin e punës, rekomandohet të prisni pak. Nuk është dita e duhur për projekte të mëdha. Sa i përket marrëdhënies në çift, parashikohet ditë e mbarë.

Ujori

Të lindurit e kësaj shenje ka gjasa që sot të përqëndrohen maksimalisht në jetën e tyre personale. Mund të zbuloni se dikush është shumë i interesuar për ju. Megjithatë tregohuni të kujdesshëm me sjelljen tuaj.

Peshqit

Nuk përjashtohet mundësia që financat tuaja të përmirësohen. Dëshira për të qëndruar sa më shumë me partnerin dhe për te përjetuar emocione do jetë e madhe gjatë kësaj dite. Mendoni një mënyrë për ta realizuar sa më mirë këtë. /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV