‘Ikona e bukurisë’ nuk njeh moshë, feston sot 47 vjetorin

Aktorja e njohur britanike, Kate Beckinsale feston ditën e sotme ditëlindjen e saj të 47-të.

Aktorja që shkëlqeu në rolin e infermieres në filmin ‘Pearl Harbour’, deri më tani nuk ka postuar ende asnjë moment nga festa e ditëlindjes, pasi ende nuk dihet nëse do të organizojë një festë si gjithmonë, duke qenë se pandemia e Covid-19 nuk e lejon.

Por nuk kanë munguar urimet e shumta nga fansat e aktores, të cilët në rrjetet sociale janë duke postuar një mori urimesh dhe fotosh të Kate./Re.Gu/Fjala.al