Manastirliu apel: Maska duhet të bëhet pjesë e veshjes së secilit prej nesh

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë një tjetër apel qytetarëve, duke theksuar se maskat dhe barrierë mbrojtëse duhet të bëhet pjesë e veshjes e gjithë-secilit prej nesh.

Krahas një video të shpërndarë nga Manastirliu në rrjetin social Facebook, ajo shkruan se kjo është një mënyrë për të ndihmuar sistemin shëndetësor në përballimin e situatës.

https://www.facebook.com/watch/?v=1152904638416416

“?COVID19
Maska ose barriera mbrojtëse duhet të bëhet pjesë e veshjes së secilit prej nesh në normalitetin e ri dhe vendosja e saj është LIGJ në të gjitha ambientet e mbyllura!

Që të ndihmojmë sistemin shëndetësor në përballimin e situatës nevojitet që çdo qytetar të marrë përgjegjësi individuale, duke vendosur detyrimisht maskën, për të ulur përhapjen e infeksionit!

#VendoseMaskën?
#RuajShëndetin
#TëNdihmojmëEkipetMjekësore??
?#COVID19?”