Me shpejtësi skëterrë 145-164 km/h, policia iu heq patentat 18 shoferëve (VIDEO)

Policia rrugore ka vijuar kontrollet edhe gjatë natës ku pas konstatimit u vunë re shumë shoferë që ecnin mbi normat e lejuara.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në rrugën Tiranë-Durrës dhe në Sauk-Tiranë janë evidentuar raste ku drejtuesit e mjeteve ecnin me shpejtësi të lartë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se u pezulluan 18 leje drejtimi pasi ecnin mbi normat e lejuara të shpejtësisë.

Gjithashtu janë vendosur dy masa nga 30 mijë lekë të reja për shpejtësi tej normave të lejuara si dhe 21 masa administrative për shpejtësi dhe parakalime të rrezikshme.

https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/287503392666244/?__xts__[0]=68.ARAXu0O9lG3bNvYU2QKpLlzXUkU6_yzDwLuUUj1XjdB0RBJy_jmUkAIyus2U2f8PshNc5F7sHjx5mDg8cr8TGS5cD6lCx-q6fbJpBNLt1alcoe_JonAe78mAqXNLLjLtTxDwJa-qZ6JybOFNx8IESIk5xAIDZgUsIwvicwdMr0eUEoAe7NGwote59rolsGH7U1LNs4Qe2hDhWd6BSY6pmKqBnX0Jhkl4aBGbXhXx_kK8xk2lQu-MI_PrAU8lsT-MKFXamF9CevJBRwPys_BCH5vovt2WT7CnLxSDzObkQjgCBdlZFBBZSTJPynxL5NHY7gTBS1nQH_FG7OHvHCBTnK7-Nw-iWf8wcwBZSLbN&__tn__=-R

Njoftimi:

Mos shpejtoni dhe mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur se radari, alkool testi dhe polici rrugor janë në detyrë. Vijon kontrolli?♂? për parandalimin e aksidenteve rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me risk, për shkak të shpejtësisë ✈vrastare të përdoruesve të rrugës. 145 km/h – 164 km/h në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë dhe Sauk -Tuneli i Kërrabës-Tiranë✈️ ? në kushtet kur fluksi i mjeteve në lëvizje është i madh. Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i papranueshëm dhe vrastar?. ? rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Si rezultat i kontrollit me radar ?, prej orëve të mbasdites e deri në këto momente janë pezulluar 18 leje drejtimi për shpejtësi ✈mbi normat e lejuara, janë vendosur dy masa maksimale nga 30 mijë lekë të reja për shpejtësi tej normave të lejuara pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj dhe 21 masa administrative për shpejtësi dhe parakalime të rrezikshme në rrugë. Gjithashtu nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë ekstreme për kushtet e rrugës, 4 prej tyre ishin debitor me mbi 5 masa administrative te pashlyera si dhe dy rezultuan të pasiguruar dhe certifikuar teknikisht.

Njëkohësisht janë pezulluar 10 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit ?si dhe janë vënë në pranga dy drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur? dhe një tjetër për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Askush s’ka të drejtën t’i cënojë e rrezikojë jetën asnjë përdoruesi të rrugës. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor. Familja ka nevojë për TY , mos u bëj statistikë rrugore.? #ZbatoRregullatUdhetoiSigurte??♀