Rekord të infektuarish me Covid-19, Florida tejkalon New York-un

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të dielën Florida u bë shteti i dytë pas Kalifornisë që tejkalon për nga numri i të infektuarve New York shtetin që u godit më rëndë nga pandemia në fillimin e shpërthimit të koronavirusit.

Sipas agjencisë “Reuters” rastet me COVID-19 në Florida u rritën të dielën me 9,300 të infektuar duke e çuar totalin e përgjithshëm në 423,855 vetë duke u renditur pas Kalifornisë që udhëheq tashmë përsa i takon numrit të infeksioneve me 448.497 raste. Nju Jorkut renditet i treti me 415.827 raste.

Megjithatë Nju Jorku vazhdon të ketë numrin më të madh të vdekjeve në rang vendi me më shumë se 32 mijë që prej fillimit të pandemisë ndërsa Florida renditet në vendin e tetë me rreth 6 mijë vdekje raporton VOA.

Infeksionet në Florida janë rritur mesatarisht çdo ditë me më shumë se 10 mijë raste të reja gjatë muajit korrik ndërsa Kalifornia me 8,300 raste në ditë dhe Nju Jorku me 700 raste. Rritja e e infektuarve në Florida vazhdon, por guvernatori i shtetit Ron DeSantis ka thënë se nuk ka në plan të lëshojë një urdhër për vendosjen e maskave me detyrim në publik ndërsa ka folur për rihapjen e shkollave në muajin gusht.

Në ndryshim shteti i Nju Jorkut ka arritur ta vendosë nën kontroll virusin, duke mbajtur dyqat e restorantet e mbyllur si dhe duke e bërë të detyrueshëm vendosjen e maskave në publik.

Teksasi është një tjetër shtet që ka shënuar një rritje të numrit të rasteve të reja me koronavirus. Prej fillimit të pandemisë ky shtet ka konfirmuar 391 mijë persona të infektuar. Guvernatori i Teksasit Greg Abbott tha se stuhia tropikale Hanna, e cila goditi tokë të shtunën si një stuhi e kategorisë 1 krijoi një situatë ishte tejet sfiduese pasi përshkroi një zonë të shtetit që ka qenë më e goditura nga koronavirusi.

Lexo edhe :  Turqia i shpall "luftë" obezitetit, nisin kontrollet me peshore në mes të rrugës

Që ka fillimi i pandemisë më shumë se 146 mijë amerikanë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, ose rreth një e katërta e totalit botëror ndërsa rreth 4.2 milionë persona janë infektuar nga koronavirusi.

Ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Izraeli akuza të forta liderëve perëndimorë/ Jeni në anën e gabuar të historisë!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin kanadez Mark Carney. Në...

Selena jep sinjale paqeje ndaj Hailey-t: Ti vlen shumë më tepër sesa mendon

Selena Gomez duket se po dërgon një mesazh paqeje, mes thashethemeve të vazhdueshme në rrjet për një konflikt të supozuar me Hailey Bieber. Këngëtarja e...

OBSH thirrje Izraelit të ndalë sulmet në Gaza: A mund të keni pak mëshirë?!

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje Izraelit të tregojë “mëshirë” në luftën në Gaza dhe këmbënguli se paqja ishte në...

Studimi tregon se martesa është e dëmshme për shëndetin mendor

Një studim i ri i publikuar në revistën "Alzheimer’s & Dementia" ka zbuluar se individët e pamartuar përfshirë ata që nuk janë martuar kurrë,...

Sot seanca e 20-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të 20-ën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë parlamentare të...

Lajme të tjera

Web TV