Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në detin e Talës në Lezhë. Një 12-vjeçar nga Borizanë të Fushë Krujës u mbyt ndërsa lahej në det.
“Jeta Osh Qef”, ka publikuar një video që një pushues ka bërë nga moment i mbytjes së 12-vjeçarit, ndërsa personi që filmon thotë se në këtë plazh mungojnë rojet e plazhit si dhe forcat e rendit. Për më tepër në video vihet re teksa pushuesit janë mbledhur në breg të detit dhe nuk reagojë për ta ndihmuar të miturin.
https://www.facebook.com/watch/?v=2651768311708591
Këtë vit pushimet në bregdetin shqiptar janë kthyer në tragjedi për shumë persona, të cilët janë mbytur duke u larë në det. Mes tyre ka pasur vendas dhe pushues kosovarë të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e tyre të preferuar./Re.Gu/Fjala.al