Gjiknuri fton opozitën në KP: Mblidhemi nesër, diskutojmë për hapjen 100% të listave dhe koalicionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i komisionit për Reformën Zgjedhore, ka kërkuar ,bledhje të Këshillit Politik ditën e martë (28 korrik), ku pritet të diskutohet për paketën e tretë të amendimeve.

Pjesë e tryezës së diskutimeve pritet të jetë edhe rreth përgjigjeve që kanë dhënë ekspertët për pyetjet e bëra në mbledhjet e kaluara nëse amendamentet kushtetuese që janë tanimë në procedurë parlamentare lejojnë apo pengojnë hapjen 100% të listave të kandidatëve për deputetë siç propozon opozita jashtëparlamentare. Gjithashtu, nëse amendamentet kushtetuese lejojnë apo pengojnë koalicionet.

REAGIMI I PLOTE

Të nderuar kolegë,

Ju vë në dijeni se paketa e dytë e nismave ligjore të dala si produkt i tryezës së Këshillit Politik u depozitua sot në Kuvend me firmat e deputetëve të mazhorancës.

Kuvendi tashmë fillon procedurat parlamentare për shqyrtimin e amendamenteve të dakordësuara në Këshillin Politik për: 1) Kodin e Procedurës Penale; 2) Kodin Penal; 3) Ligjin për Policinë e Shtetit; 4) Ligjin për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve; 5) Ligjin për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve; 6) Ligjin për Funksionimin e Prokurorisë dhe 7) Ligjin për Partitë Politike.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin në përmbylljen e kësaj pakete të dytë amendamentesh, shpreh besimin se masat e marra adresojnë jo vetëm një pjesë të konsiderueshme të rekomandimeve te OSBE/ODIHR por edhe shqetësimet e shprehura nga opozita jashtëparlamentare.

Duke qenë se tanimë mbetet për tu përmbyllur edhe paketa e tretë që ka të bëjë me ligjin e ri zgjedhor i cili do të hyjë në fuqi pas dy proceseve të ardhshme zgjedhore e që sanksionon edhe depolitizimin e administratës zgjedhore sipas marrëveshjes së 5 Qershorit, propozoj:

Mbledhjen e grupit negociator të Këshillit Politik ditën e martë (28 Korrik), ora 11:00 në sallën Ovale të Pallatit të Kongreseve, me rend dite:

Lexo edhe :  Spiropali uron shqiptarët për Krishtlindje: Dashuria, forca më e madhe njerëzore

a) Prezantim nga ekspertët i produktit të deritanishëm për ligjin e ri zgjedhor që hyn në fuqi në 2023 dhe hapat që duhet të ndjekim për miratimin përfundimtar të tij.

b) Kthimi i përgjigjeve nga ekspertët për pyetjet e bëra në mbledhjet e kaluara nëse amendamentet kushtetuese që janë tanimë në procedurë parlamentare lejojnë apo pengojnë hapjen 100% të listave të kandidatëve për deputetë siç propozon opozita jashtëparlamentare. Gjithashtu, nëse amendamentet kushtetuese lejojnë apo pengojnë koalicionet.
Në pritje të konfirmimit tuaj,

Damian Gjiknuri

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Berisha në eufori: Rrotacion politik më 11 maj

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë shtypi u shpreh optimist se në zgjedhjet e ardhshme të 11 majit do...

PBB rritet me 4,09% në korrik-shtator ngaturizmi, ndërtimi dhe rritja e pagave

Ekonomia e vendit u rrit me 4.9% ne tremujorin  trete te vitit 2024 si rrjedhojë e ecurisë pozitive në  turizëm, ndërtim dhe efektit pozitiv...

Ushqime, lodra, veshje apo…/ Çfarë po blejnë më shumë shqiptarët këtë fundvit

Festat e fundvitit, pavarësisht nga sfidat ekonomike dhe ndryshimeve në sjelljet e konsumatorëve, vazhdojnë të mbeten një periudhë ku shqiptarët janë të prirur të...

Ndalimi i TikTok-ut apo “Të marrësh masa të kota”

Nga Leonard Veizi “Të marrësh masa të kota” është një komedi e shkruar nga dramaturgu francez Pier Bomarshe por që nga publiku njihet gjerësisht si...

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për “listat e hapura”, deputetët në duart e kryetarëve

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e shtatë partive politike, një organizate dhe katër individëve për shfuqizimin e neneve 67 dhe 163, pikat 2 dhe...

Lajme të tjera

Web TV