Maqedoni e Veriut/ Shënohen 128 raste të reja në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 128 raste të reja me koronavirus. Në një deklaratë për mediat, autoritetet vendase bënë me dije se 6 persona kanë betejën me Covid-19.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë deri më tani ka shkuar në 10.213. Numri i të shëruarve ka arritur në 5564, numri i të vdekurve është 466, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 4183./Re.Gu/Fjala.al