Kryeministri Edi Rama, ka folur nga foltorja e Kuvendit në seancën e sotme parlamentare lidhur me raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta.
Rama është shprehur se Presidenca është kapur për fyti dhe kjo vetëm për tu përdorur politikisht.
Ndër të tjera Rama ka vënë theksin tek “ligji organik për institucionin” sepse sipas tij në rast se do të kemi sërish një President që zgjohet “me hënë” do të këtë ehde një ligj q♪7 e rregullon këtë.
“Duhet të ketë parashikime të qarta për të mos bllokuar proceset zgjedhore, thjeshtim për dispozitat e zgjedhjes së gjyqtarëve kushtetues.
Nuk mund të rrijmë të bëjmë Komisione Hetimore më sepse presidenti është zgjuar me hënë .
Sot institucioni i Presidentit është kapur për fyti për tu përdorur politikisht.
Në 30 qershor duan apo sduan ju pëlqen apo nuk ju pëlqen zgjedhjet dhe ndryshimet kushetuese do të ndodhin dhe do ti qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit.
Të mos lodhen duke kundërshtuar 30 korrikin, është e mbyllur, është vullneti i këtij parlamenti.
Mund të jetë jolegjitim për Ilir Metën por jo për mua.
Kemi qënë dhe mbetemi për dialog, nuk kam refuzuar asnjëherë të ulem në tavolinë me Bashën, por Basha ka refuzuar të ulet me mua.
Gjithmon me idenë për të marrë peng por partinë tonë nuk e merr dot peng askush.
Ne kemi menduar që Ilir Meta duhet shkarkuar dhe mendojmë që Ilir Meta duhet shkarkuar. Komisioni i Venecias na ka thënë që shkeljet janë por jo aq të rënda por në mendojmë që janë shumë të rënda.
Ilir Meta meriton të shkarkohet si pas mendimit tonë, por i nënshtrohemi Komisionit të Venecias.
Ligjin organik për presidentin dhe të gjitha ndryshimet e nevojshme në rast se Presidentit do i ndodh sërish të zgjohet me hënën mbrapsh do ketë një ligj që e rregullon këtë.
Presidenti nuk ka asnjë të drejtë për ndryshimet Kushtetuese, dhe të gjithë do ti nënshtrohemi këtij fakti. 30 korriku nuk lëviz”-tha Rama /Ra.My.Fjala.al/