Opozita jashtëparlamentare akuzon mazhorancën se ndryshimet kushtuese më 30 korrik do t’i bëjë vetëm për interesin e vet dhe i cilëson ndryshime të njëanshme.
Lidhur me këtë debat, ish-deputeti i LSI-së, Edmond Panariti tha se opozita nuk do të lejojë kurrsesi që kushtetuta të ndryshohet.
Panariti e krahason marrëveshjen zgjedhore me pëlhurën e Penelopës që sipas tij thuret ditën e shthuret natën.
“Opozita i ka bërë të gjitha përpjekjet për marrëveshjet. Është një gjest i rëndë, nuk mund të ndryshohet kushtetuta. Nuk duhet të lejojmë kurrë që të preket kushtetuta e këtij vendi. Ne nuk jemi naivë besojmë tek marrëveshja. Marrëveshja i ngjan pëlhurës së Penelopës që thuret ditën e shthuret natën. Nuk mendojmë se ky parlament ka legjitimitetin që të kryejë ndryshimin e kushtetutës. Shpresojmë që presioni i madh ndërkombëtar, si apelet e Bundestagut, të ndikojnë që maxhoranca të tërhiqet nga ndryshimi i kushtetutës. Do të ketë veprim të integruar dhe bashkërenduar të opozitës së bashkuar. Unë mendoj se pati një dokument të thjeshtë që integronte në kod zgjedhor ku mundet të ruhej formula aktuale e koalicioneve dhe të votohej 100% me lista të hapura. Mund të ishte arritur, fakti që PS nuk e pranoi, tregoi se nuk ka qenë ky halli por ka qenë heqja e koalicioneve. LSI është pjesë e pandarë e koalicionit opozitar dhe do të jemi bashkë në zgjedhjet e ardhshme. Listat e hapura janë mënyra më e saktë e përfaqësimit”, tha Panariti në “Report TV”.