Dhunuan 40-vjeçarin, policia arreston dy vëllezërit

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy persona, banues në Roskovec. Bëhet me dije se janë arrestuar shtetasit E.Xh., 35 vjeç dhe Sh.Xh., 40 vjeç.

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasit:

E. Xh., 35 vjeç dhe Sh. Xh., 40 vjeç, banues në Roskovec.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi për motive të dobëta, në Roskovec, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. S., 40 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Ka.Li/fjala.al