Van Gogh dhe dritëhijet e vdekjes së tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur Vincent van Gogh zbriti nga treni atë ditë të 20 majit 1890, shkeli tokën në të cilën dhe do të varrosej.

Ai mbërriti në Auvers-sur-Oise, një fshat 35 km larg Parisit, në kërkim të lehtësimit të krizave të tij mendore. Për gati dy muaj, dukej se ai e kishte gjetur lehtësimin që kërkonte.

'Dos figuras en el bosque' de Vincent van Gogh.

Kjo ishte një nga periudhat më ‘pjellore’ të jetës së tij: 72 piktura, 33 vizatime dhe një gdhendje dolën nga imagjinata e tij revolucionare, shumë prej tyre ishin pamje të këtij qyteti piktoresk.

Sidoqoftë, ‘demonët u rikthyen’ duke shënuar kështu luftën përfundimtare të artistit. Më 27 korrik, pasditen e një të diele, artisti doli në fushë dhe qëlloi veten me armë. Dy ditë më vonë, ai humbi jetën.

Van Gogh nuk la asnjë shënim për vetëvrasjen. Trashëgimia e vetme e shtatëdhjetë ditëve të tij të fundit ishin letrat e famshme që la dhe në asnjë prej tyre nuk fliste për të.

Piktura e vetme që mendohet se ka paralajmëruar vetëvrasjen e tij është ‘Ravens’, ku zogjtë do të ishin lajmëtarët e fatit të tij të zi.

Wheatfield with Crows Painting by Vincent van Gogh

E vërteta në lidhje me atë çfarë e shtyu Van Gogh-un në vetëvrasje nuk do të dihet kurrë. Atë të dielë pasdite ai mori pistoletën e pronarit të pensionit ku po qëndronte, shkoi në pjesën e prapme të kalasë ‘Léry’ dhe qëlloi veten në gjoks. Pastaj u kthye në pension dhe u ngjit në dhomën e tij pa i treguar askujt. Pronari e gjeti të plagosur, thirri mjekun, por asgjë nuk mund të bëhej për ta shpëtuar.

Pasuria e punës së Van Gogh vazhdon të rritet në mënyrë eksponenciale me kalimin e viteve. Sidoqoftë, krijimet e tij dukeshin të lidhura ngushtë me çmendurinë e tij. Fjala.al/ Përktheu dhe Përshtati:Kamela Liko/Burimi:LaVanguardia

Lexo edhe :  Misteri i vetëvrasjes, Ernest Heminguej gjendet i vdekur në shtëpi

El célebre retrato del Doctor Gatchet fue comprado por un coleccionista particular.

Të fundit

Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Papa Leoni XIV bëri një apel për paqe, duke kërkuar që “dhuna e armëve të zëvendësohet me dialog”. Ai theksoi...

Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

Nuk ka të ndalur beteja në rrjetet sociale mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe multimiliarderit Elon Musk, i cili pak kohë...

Dreka vdekjeprurëse: Gruaja australiane shpallet fajtore për vrasje me kërpudha

Erin Patterson, gruaja australiane e akuzuar për helmimin me kërpudha vdekjeprurëse të tre të afërmve të saj gjatë një dreke në korrik 2023, është...

Bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushim përfundon pa marrëveshje

Raundi i parë i bisedimeve të tërthorta për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit ka përfunduar pa ndonjë përparim konkret, ka bërë të ditur...

Tre ditë pas dorëheqjes së 21 drejtorëve, kryeministri Rama sërish në Bashkinë Vlorë

Rreth katër ditë pas vizitës “blic” në Bashkinë e Vlorë, kryeministri Edi Rama ka vendosur që këtë të hënë të zhvillojë përsëri një vizitë...

Lajme të tjera

Web TV