Ditën e sotme gjykata e Durrësit ka marrë vendimin për Artur Terziun, pronarin e lokalit të njohur Baron’s. Gjykata ka dhënë masën “detyrim pataqitje” për pronarin e akuzuar për ‘vrasje në rrethana cilësuese’ shembjes së pallatit 6 katësh gjatë tërmetit të 26 nëntorit në rrugën “Bashkimi” në Durrës në lagjen nr.6, ku humbën jetën dy shtetaset Hatije Rexhepi dhe Xhulieta Gjana.
Terziu kishte ndërhyrë në kolonat e pallatit, kishte ndërtuar lokal dhe më pas e kishte legalizuar.
Pavarësisht akuzave të prokurorisë, ekspertiza për shembjen e pallatit ka dalë në konkluzionin se shkak i shembjes së pallatit ishte cilësia e dobët e betonit.
Prokuroria e Durrësit ka vendosur të apelojë vendimin e lirimit të Terziut.
Ndërkohë, akuzat janë ndryshuar dhe për pronarët e “Vila Palmës” që u shemb më 26 nëntor. Për Arben dhe Dëshira Qaton gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitjeje”. Ka.Li/fjala.al