E befasishme!/ Rusia: Kemi gati vaksinën anti-COVID-19 brenda 10 gushtit

Të gjithë fuqitë e mëdha janë duke punuar intensivisht për krijimin e një vaksine anti-COVID-19 dhe duket se është kthyer në një “luftë të ftohtë” se kush do e nxjerrë i parë atë.

Këtë gjë po synon ta bëjë Rusia, e cila po synon të bëhet vendi i parë në botë që miraton përdorimin e një vaksine kundër koronavirusit.

Një zyrtar rus ka thënë për CNN se po punojnë për miratimin e vaksinës në 10 gusht ose edhe më parë, të krijuar nga Instituti Gameleya me seli në Moskë dhe se të parët që do ta marrin vaksinën do të jenë punonjësit e shëndetësisë

“Është një moment i ngjashëm me Sputnikun. Amerikanët u befasuan kur dëgjuan sinjalin e Sputnikut. Njëlloj do të ndodhë edhe me vaksinën. Rusia do të ketë arritur e para ta bëjë”, tha Kirill Dimitriev, kreu i Fondit të Shëndetësisë në Rusi, që ka financuar kërkimet për vaksinë në Rusi, duke iu referuar daljes në hapësirë të satelitit të parë në kohën e Bashkimit Sovjetik në vitin 1957.

Deri tani, Rusia nuk ka publikuar asnjë të dhënë shkencore për vaksinën dhe CNN nuk ka mundur të verifikojë pretendimet e autoriteteve ruse për efektivitetin dhe sigurinë e saj. Kritikët në vend thonë se ky nxitim vjen nga dëshira e Kremlinit për të shfaqur vendin si një vend lider në shkencë.

/En.Br./Fjala.al