Një ditë para votimit të ndryshimeve kushtetuese/Opozita e bashkuar: Propozojmë sot mbledhjen e Këshillit Politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë para mbledhjes së seancës plenare për miratimet e ndryshimeve kushtetuese, opozita e bashkuar ka deklaruar se është pro vijimit të dialogut dhe gjetjes së një zgjidhjeje nga të gjitha palët.

Në një reagim të përbashkët përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi dhe ai i LSI-së Petrit Vasili kanë kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik ditën e sotme për të vazhduar me diskutimet ndërkohë  që kanë parashtruar edhe 3 kërkesat e tyre

REAGIMI I OPOZITËS
I nderuar koleg,
Në vijim të mbledhjes së djeshme, ripërsërisim vullnetin e Opozitës së Bashkuar, për të vijuar punën bashkërisht për të gjetur një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha palët, me qëllim arritjen e konsensusit për çdo ndryshim, kushtetutes apo ligjor, që prek zgjedhjet. Ky ishte qëllimi për të cilin bashkërisht ramë dakord për ngritjen e Këshillit Politik.

Në këtë kuptim, ritheksojmë edhe njëherë gatishmërinë tonë për të vijuar dialogun, me qëllim ecjen përpara në një proces gjithëpërfshirës dhe një produkt konsensual.
Propozimi juaj për t’i bërë fakt të kryer ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërron konsensusin, shkel marrëveshjet e 14 Janarit dhe 5 Qershorit të nënshkruara nga vetë Partia Socialiste, dhe sjell pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit.

Opozita e Bashkuar paraqiti këtë propozim në mbledhjen e datës 28 Korrik 2020:
1. Të ndalet ndryshimi i njëanshëm kushtetutes.
2. Të punohet bashkërisht, pa humbur kohë, për hartimin e një amendamenti të përbashkët që mundëson hapjen e listave, pa asnjë ndryshim tjetër shtesë.
3. Të shfrytëzohet kjo kohë që të detajohen rregullat shoqëruese në Kodin Zgjedhor, me qëllim që ndryshimi kushtetues dhe rregullat shoqëruese të Kodit Zgjedhor për hapjen e listave, të shkojnë si një paketë e vetme për miratim në Parlament.

Lexo edhe :  Fantazia e shfrenuar e Berishës: Mafia shqiptare kërcënoi qindra politikanë europianë

Opozita e Bashkuar është e gatshme që të vijojë dialogun politik, në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, duke mos ndërmarrë hapa të njëanshëm që shkelin Marrëveshjen politike të 14 Janarit dhe zhbëjnë Marrëveshjen e 5 Qershorit.
Ju sjellim në vëmendje se çdo akt i njëanshëm, aq më tepër akte që prekin drejtpërdrejt zgjedhjet, cënojnë rëndë legjitimitetin e zgjedhjeve dhe qeverisjet që dalin prej tyre. Gjithashtu, çdo akt i njëanshëm, është një hap me pasoja të rënda që në vend që të kontribojë në procesin e integrimit europian, e pengon atë duke izoluar Shqipërinë dhe shqiptarët. Për këto arsye, gjithëpërfshirja dhe konsensualiteti është rruga e pashmangshme, në të mirë të Shqipërisë dhe në interes të qytetarëve shqiptarë.
Në këtë kuadër, propozojmë mbledhjen e Këshillit Politik, ditën e sotme, 29 Korrik 2020, ora 18:00.
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili                     /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

LaCivita dhe diferenca mes seksit me pagesë dhe një raporti normal

Nga Mero Baze Banalizmi i raporteve personale, duke spostuar mentalitetin klanor të Shqipërisë në SHBA, tregon më së miri se...

“Uragani PD-ASHM ka nisur”/ Blushi në rolin e “falltarit”, parashikon fitoren madhështore

Kandidati për deputet i koalicionit PD-ASHM dhe njëkohësisht sekretari i PL, Ted Blushi, theksoi se ditën e sotme ka nisur fitorja e opozitës ku...

LaCivita ‘flet’ me gjuhën e Berishës: Po përpiqen të burgosin opozitën, por do dështojnë!

Këshilltari amerikan për fushatën elektorale të PD për 11 Majin, Chris LaCivita e krahasoi Sali Berishën me Donald Trump, duke thënë se socialistët po përpiqen ta...

Afganistan, 4 dënime me vdekje të kryera publikisht, OKB: Jemi të shokuar

Katër persona u ekzekutuan publikisht sot në Afganistan, numri më i lartë në një ditë të vetme që kur talebanët u kthyen në pushtet,...

“Në mëngjes qan viktimat, në darkë feston si kafshë”/ Plas sherri në Parlamentin grek

Parlamenti grek është përfshirë nga tensione të forta mes deputetëve, pas daljes së hetimeve paraprake për tragjedinë me 57 viktima në Tempi, pas përplasjes...

Lajme të tjera

Web TV