Replika Lleshaj-Murrizi/ Ministri: Provat çoji në Prokurori. Deputeti: Kush ta ka kafshuar gjuhën?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me replica mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe deputetit Myslym Murrizi, pas akuzave të këtij të fundit për një tender korruptiv sipas tij, për uniformat në Ministrinë e Brendshme me vlerë 23 mln euro.

Lleshaj e sfidoi t’i çonte provat në Prokurori, por Murrizi u shpreh se nuk ia përmendi atij emrin, madje shtoi se vetë ministri ishte në gjumë, kur vinin paratë e fituar nga ky tender në ministri.

“Mos i bëni ftesë retorike prokurorisë, çojini atje ato gjëra që keni se i bëni shërbim qytetarit. Mos e bëni ju prokurorin, çojani atyre. Unë refuzoj të merrem me këtë dhe refuzoj këdo që i thotë vetes shqiptar dhe tenton të gjejë qoftë edhe një nanogram lidhje mes akuzave që kemi me mua”,- tha Lleshaj.

Në replikë, Murrizi u shpreh:

Zoti Lleshaj unë nuk vi nga rruga, s’kam frikë, prokurorinë e shoh në sy si çdo burrë e grua me karrige, të garantoj që do i coj në SPAK të gjitha, s’kam thënë që ju firmosni tendera. Unë e di kush është shefi i tenderave në ministrinë tate, ty se di kush ta ka kafshuar gjuhën. Ti je në gjumë kur vijnë këstet në ministri, mos më ngri supet se po të kem gjëra konkrete për ty t’i them e s’më trembet syri”,- deklaroi Murrizi.

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV