Urdhër-arrestet për dosjen’339’/Policia shkon të arrestojë komisionerët, dy prej prej tyre kanë ndëruar jetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK-u lëshoi 22 urdhër-arreste ditën e djeshme për komisionerët në lidhje me dosjen e shumëpërfolur ‘339’, por zbatimi i tyre ka hasur të papritura.

Ndërkohë që policia ka shkuar për ti arrestuar ka konstatuar se dy nga 22 komisionerët kanë ndërruar jetë një muaj më parë.

Bëhet fjalë për komisionerët  Kasem Lala dhe Besim Bregu për të cilë Prokuroria e Posaçme kërkoi arrestimin në kuadër të dosjes 339 për zgjedhjet në Durrës. Sipas SPAK dy komisionerët të cilët kanë ndërruar jetë nuk janë crregjistruar nga familjarët e tyre.

Gjykata e Posaçme ër Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar një  ditë më parë  caktoi masat e sigurimit personal për 22 shtetas.

 

DOKUMENTI I PLOTË PËR ARRESTIMET NË KUADËR TË DOSJES 339

Nga aktet e administruara në funksion të hetimit të procedimit penal nr.29 të vitit 2019 (339 të vitit 2016) është konfirmuar gjithashtu që gjatë zgjedhjeve lokale të 2017 se:

Komisionerët zgjedhorë të Qëndrës së Votimit nr.1508 0, adresa e QV “Shetel”, shtetasit Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emilian Tuda, Redi Hysa kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 22 persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët zgjedhorë kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Komisionerët zgjedhorë të Qëndrës së Votimit nr.1335 adresa e QV, “Rubjek shkolla 9-vjeçare”, shtetasit Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kasem Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala, Qemal Domi, kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 7 persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët zgjedhorë kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Lexo edhe :  Kandidati për deputet i PD-së, paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, ja arsyeja

Komisionerët zgjedhorë të Qëndrës së Votimit nr.1336 adresa e QV, “Rubjek shkolla 9-vjeçare”, shtetasit Besim Bregu, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula, Qazim Lala kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Është provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 23 persona të tjerë, duke shfrytëzuar faktin që ndodheshin jashtë shtetit. Në këtë rast komisionerët zgjedhorë kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Ndërsa në këtë episod shtetasi Armelin Zela ka votuar në emër të personave të tjerë duke konsumuar veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar”.

Bazuar në provat e administruara nga Gjykata e Posaçme ër Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u caktuan masat e sigurimit personal për 22 shtetas të cilat janë ekzekutuar nga policia gjyqësore dhe konkretisht “arrest me burg” për 11 shtetas, “arrest shtëpie” për 8 shtetas dhe “detyrim paraqitje” për 3 shtetas.

Të fundit

Gjermania kufizon ligjin për bashkimet familjare, a e pësojnë shqiptarët?

Pas Greqisë e cila ka përgatitur një projektligj që do të përfshijë dënime më të ashpra për azilkërkuesit, edhe...

Trump: Për dy javë kuptojmë nëse Putini po tallet me ne

"Brenda dy javësh do ta dimë nëse Putini po tallet me ne apo jo". Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump, duke u zotuar...

“Duan t’i zhdukin shqiptarët nga këtu! Nuk pranohet asnjë polic shqiptar”

Shqiptarët në Luginë të Preshevës po përjashtohen nga institucionet shtetërore serbe. Asnjë prej tyre nuk është pranuar në konkursin e fundit të Policisë. Në...

Çmenduria për finalen e Champions League, 40,000 tifozë të Interit pa bileta

Një eksod i vërtetë nga Lombardia drejt Bavarisë pritet në prag të finales midis PSG-së dhe Interit. Dhe nuk ka rëndësi nëse biletat nuk janë...

“Vjosa Osmani nën kërcënime serioze, shërbimet ruse dhe serbe…”

Eksperti i sigurisë nga Kosova, Kol Krasniqi, ka reaguar në lidhje me kërcënimet e fundit të bëra ndaj Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa...

Lajme të tjera

Web TV