De Biazi: Napoli nuk duhet ta lërë Hysajn të ikë, ka ende për të dhënë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është mysafir i rregullt në mediat italiane, e për më tepër, kur në diskutim janë lojtarët shqiptarë të Serisë A. Trajneri italian, por edhe me pasaportë shqiptare, Xhovani De Biazi, që kualifikoi për herë të parë Shqipërinë në fazën finale të një veprimtari madhore futbollistike siç Evropiani i vitit 2016 në Francë, ka folur rreth ekipit të Napolit dhe për mbrojtësin shqiptar që aktivizohet aty, Elseid Hysaj.

Shkodrani duket se është rikthyer në formë nën drejtimin e trajnerit Xhenaro Gatuzo, ku gjeti edhe golin e parë me napoletanët fundjavën e kaluar. Nisur nga kjo, De Biazi mendon se Napoli do gabojë nëse e largon Elseid Hysajn. “Po të isha tek Napoli nuk do ta largoja, – ka deklaruar De Biazi, i pyetur nga mediat italiane. – Ai është ende i ri dhe mund t’i japë ndihmë të rëndësishme skuadrës.”

Ndërkohë, ish-trajneri i Shqipërisë, tanimë i Azerbajxhanit, ka folur edhe aventurën e Napolit në Ligën e Kampioneve të Evropës. “Kundër Barcelonës, Gatuzo mund të bëjë diçka historike me Napolin, – ka thënë De Biazi. – Mes fitores dhe humbjes ekziston një vijë ndarëse shumë e hollë, prandaj Gatuzo nuk duhet ta ulë përqendrimin e skuadrës. Lojtarët duhet të jenë të vëmendshëm, sepse sezoni nuk ka përfunduar ende.”

Elseid Hysaj ishte titullar të martën për Napolin në sfidën e humbur me shifrat 0-2 në fushën e Interit, në takimin e vlefshëm për javën e 37-të të Serisë A. Kjo humbje e ndërlikon edhe më tepër pozitën e Napolit sa i përket vendit në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm, pasi skuadra e Gatuzos ka mbetur prapa Milanit në luftën për vendin e 6-të. Husaj u aktivizua për 84 minuta në humbjen me Interin.

Të fundit

Djali “sekret” i Vladimir Putin

Foto të reja të "djalit sekret" të Vladimir Putinit, Ivanit janë bërë publike. I vogli ka një ngjashmëri të...

Ditë e re, luftë e re: Pse po e bombardon Izraeli, Sirinë?

The Telegraph Sapo mbaron një luftë në Lindjen e Mesme, fillon një tjetër . Izraeli duket se hapi një front të ri lufte, duke u kthyer...

Asgjësohen mbi 3 mijë bimë narkotike, procedohen dy kryepleq në Shkodër dhe roja

Policia e Qarkut Shkodër ka zbuluar dhe asgjësuar gjithsej 3 mijë e 126 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, gjatë kontrolleve intensive në terren, të zhvilluara...

Përplasja Lapaj-Shabani, Ana Dajko mund të rrëmbejë mandatin nëse s’ka ‘paqe’

Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani kanë edhe pak orë kohë ta zgjidhin krizën mes tyre. Nga dita e nesërme, komisioneri Celibashi ka të drejtë...

Një plagë e tmerrshme lufte çoi në lindjen e muzikës për piano me një dorë të vetme

Pasi humbi krahun në Luftën e Parë Botërore, pianisti Paul Wittgenstein porositi vepra të jashtëzakonshme që mund t’i luante vetëm me dorën e majtë....

Lajme të tjera

Web TV