Fuga: Urdhrat e Shahinit kanë shkaktuar kaos në universitete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademiku Artan Fuga vijon të jetë kritik me ministren e Arsimit Besa Shahini.  Në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”, ai tha se urdhrat e saj kanë sjellë kaos në arsim, veçanërisht në universitete.

E kam pak vështirë që sot të bëj këto analiza, por ajo që unë kam pasur dhe vazhdoj ta kem bindjen time është se kanë qenë urdhërat e ministres Besa Shahini të cilat e kanë futur në kaos botën universitarë shqiptare. Për tre arsye: E para sepse sigurisht ajo ka qenë e detyruar të anulojë dy herë zgjedhjet pa ti dekretojë tre herë brenda 4-5 muajve dhe s’ka qenë përgjegjësi e saj sepse kjo ishte situata por unë gjithmonë kur kanë dalë urdhërat kam thënë: Ky urdhër sjell kaos. Sepse nga njëra anë anulonte zgjedhjet dhe nga ana tjetër disa rezultate të situatës deri në atë kohë nuk i anulonte. Pra, anulonte zgjedhjet por mbante kandidatët. Dhe unë i thosha: Ose do anulohen zgjedhjet dhe gjithë këta kandidatë do të quhen të hequr, ose do sjellë shpesh here që ata që janë ta zëmë rektorë, ata do të përpiqen të bëjnë gjithçka që të rimandatohen. Arsyeja e dytë që i kam kritikuar këto urdhra të ministres sepse nga njëra anë thoshin që institucioni mbyllet dhe nga ana tjetër thoshte: vazhdoni procedurën e zgjedhjeve. Si mund të bëhet kjo kur institucioni është i mbyllur? Dhe e treta ishte që nuk mund të dekretohen këto zgjedhje kështu, pa marrë parasysh ku janë trupat elektorale? Ku janë pedagogët? Ku janë studentët në momentin që do bëhen zgjedhjet pas një muaji, si do konstituohen këto komisionet zgjedhore, si do bëhen këto diskutimet? Duhet thënë që ne si universitarë duhet të diskutonim një gjë të madhe. Mbas 6 vjetësh të ligjit të ri për Arsimin e Lartë, çfarë ka sjellë ky ligj?/Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  Ambasada Amerikane ka një mesazh për qytetarët shqiptarë

https://www.youtube.com/watch?v=_aUEd6SDgiY

 

 

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV