Hajdari: Ndjehem krenare, sot u heqim fuqinë kryetarëve dhe ua japim shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, nga foltorja e Kuvendit, tha se ndjehej shumë krenare për kauzën e ndërmarrë. Hajdari deklaroi se ‘arma’ që kemi në dorë sot, u heq fuqinë kryetarëve dhe ua jep shqiptarëve.

“Kur kohë më parë në këtë sallë u artikulua ndryshimi i mënyrës sesi zgjidhen deputetët, shumë pak njerëz na përkrahën, shumë prej jush ishin skeptik, disa me të drejtë e disa se nuk e kuptonin çfarë rëndësie kishte hapja e listave. Jam shumë krenare për këtë kauzë, sepse nga një çështje për të cilët shqiptarët nuk ishin të informuar, së bashku me disa kolegë arritëm ta kthenim në një nga çështjet më të përkrahura.

Këtë fitore dua t’ua dedikoj qytetarëve shqiptarë. I treguan politikës shqiptare, që nëpërmjet sondazheve ata e mbështesin këtë ndryshim.

Me këtë votim, më këtë fitore që po korrim sot, ne kemi në dorë ta administrojmë me pjekuri dhe urtësi. Kjo armë që kemi në dorë sot, u heqim fuqinë kryetarëve dhe ua japim shqiptarëve”, tha Hajdari. Ka.Li/fjala.al

https://www.youtube.com/watch?v=z7akmlT0cPU&feature=youtu.be

 

Të fundit

Mjekët shpëtojnë jetën e nënës me diagnozë të rrallë/ Rast suksesi dhe me emocion

Në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” është kryer një ndërhyrje e suksesshme falë ekipit të këtij spitali te...

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, përmbyset automjeti!

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në autostradën Vlorë–Fier, pranë fshatit Novoselë. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur,...

Pamje dramatike/ Si u kthye lumi i tharë në Teksas në liqen brenda 20 minutash

Një video me kohë të shpejtuar tregon se si shirat e rrëmbyeshëm e shndërruan një lumë të tharë në përrenj të shpejtë në vetëm...

Kolonjë, gjendet i dekompozuar turpi i një personi

Trupi i një personi ende të paidentifikuar është gjetur i dekompozuar afër një stacioni elektrik, ditën e sotme rreth orës 15:00, në fshatin Shtikë. Blutë...

“Topin e Artë e meriton Donnarumma”

Në një vit në të cilin gara për Topin e Artë është më e pasigurt se kurrë, me shumë protagonistë që kanë lënë gjurmë...

Lajme të tjera

Web TV