Kush do ta nënshkruajë kapitullimin? Kush do ta firmosë shitjen e vendit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ lidhur me borxhin publik që ka vendi ynë.

Panariti shprehet se boxhi prej 10 miliardë eurosh i cili është 10 herë më shumë së i Kosovës dhe 2 herë më shumë se i Maqedonisë do ta çojë vendin në një kolaps financiar dhe kapitullim ekonomik.

“Çdo të thotë kjo? Kjo do të thotë që kreditorët do të na hidhen në grykë! Vendi kapitullon dhe del në ankand ndërkombëtar” shprehet ish-ministri.

Postimi i plotë i Edmond Panaritit

Kolaps financiar dhe rrënim i garantuar!

As aministimi i parasë së zezë nuk na shpëton! Vëndi rrezikon daljen në ankand ndërkombëtar për të gjetur një blerës borxhi. Borxhi publik i Shqipërisë rreth 10 miliard euro ose mbi 80 % e prodhimit të përgjithshëm bruto.
Këtu nuk futen borxhet e fshehura! Vëllai i vogël Kosova e ka borxhin 1.2 miliard pra dhjetë herë më pak. Maqedonia e Veriut 5 miliard, pra dy herë më pak.
Por edhe 10 miliard nuk është shifra përfundimtare, sepse ajo nuk pasqyron borxhet e fshehura të pa kontabilizuara të tipit PPP. Së shpejti nuk do të jemi në gjëndje të paguajmë as interesat dhe jo më principalin Dhe atëhere flluska do të plasë, sepse është bombë me sahat dhe kur të hapet shishja e shejtanit për bilancet reale, të mos habitemi kur ta shohim borxhin tonë sa i gjithë prodhimi bruto. Kjo i ndodhi Greqisë, kur u hapën kartat.. Çdo të thotë kjo? Kjo do të thotë që kreditorët do të na hidhen në grykë! Vendi kapitullon dhe del në ankand ndërkombëtar. Kjo do të thotë kolaps financiar dhe kapitullim ekonomik. /Ra.My.Fjala.al/

Lexo edhe :  Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

 

Të fundit

Futi fëmijën 2 vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet nëna

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zelandën e Re, kur një fëmijë 2-vjeçar është gjetur brenda një valixhe në...

Populli shqiptar ka sindromën e vëllait të vogël të shtëpisë me shumë vëllezër

Populli shqiptar ngjan me vëllain e vogël të një familjeje patriarkale me shumë djem. Ai që nuk ka mbajtur kurrë përgjegjësi dhe që nuk...

Rënia e valutave ‘bekim’ për qeverinë, tkurri borxhin publik

Forcimi i lekut dhe dobësimi i valutave që ka vijuar edhe në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka ndikuar pozitivisht në tkurrjen edhe...

Gjergj Luca për të “pangopurit” me para: Sa do rroni? Asnjë punë nuk ju jep kënaqësi?

Biznesmeni Gjergj Luca kësaj here ka ardhur me një reflektim mbi ëndrrat e tij, dëshirën për të ndërtuar një brand ndërkombëtar në sektorin e...

Nisin hetimet ndaj Jack Smith, prokurori që hetoi Trump

Zyrtarë federalë në SHBA thanë se kishin nisur një hetim ndaj ish prokurorit të posaçëm Jack Smith, i cili udhëhoqi dy çështje kriminale kundër...

Lajme të tjera

Web TV