Kush ishte 23-vjeçari që u vra mbrëmë në Elbasan? Lidhja me Emiljano Ramazanin

Kush është 23-vjeçari i cili u qëllua për vdekje ditën e djeshme në Elbasan?

23-vjeçari, Regis Runaj, i cili u qëllua për vdekje me thikë mbrëmë në Elbasan rreth orës 22:10 në lagjen “Emin Matraxhiu” nuk është emër i panjohur për policinë.

Vrasja dyshohet të ketë lidhje me ekzekutimin e Emiljano Ramazanit në 20 korrik, pasi viktima Regis Runaj ishte mik i tij.

Burimeve bëjnë me dije se  viktima është gjetur i plagosur disa herë me thikë pas shpine. 23-vjecari ishte njeriu më i besuar i Emiljano Ramazanit, i vrarë më 20 korrik.

Regis Runaj ka qenë i skeduar nga policia si shpërndarës droge, ndërsa ka dyshime se vrasja të ketë ndodhur për territorin e lëndëve narkotike.

Ka ndërruar jetë rrugës për në spital për shkak të plagëve të rënda.  /Ra.My.Fjala.al/