Shijak/ U qëllua me mjet prerës gjatë konfliktit, humb jetën 65-vjeçari (emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shijak, ku ka humbur jetën një 65-vjeçar. Mësohet se viktima është Fiqiri Çalliku, ndërsa ka mbetur i plagosur vëllai i tij, Fadil Çalliku.

Dy vëllezërit janë përleshur me grabitësin, që ishte futur në pronën e tyre për të vjedhur misrin. Gjatë përleshjes të dy ata janë goditur me mjet prerës, të cilin autori e përdorte për të prerë misrin. Vëllezërit u dërguan me urgjencë në spital, por 65-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Njoftimi i policisë:

“Më datë 29.07.2020, rreth orës 23:05, në Xhafzotaj, Shijak, shtetasit F.Ç., 65 vjeç dhe F.Ç., 63 vjeç (vëllezër), të cilët ishin në tokën e tyre dyshohet se pas një ko.nflikti çasti me 1 person janë dëmtuar me mjet prerës, ku shtetasi F.Ç., 65 vjeç, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje. Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Ka.Li/fjala.al

Vijon…

Të fundit

Dyfishohen të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara, 50 mln lekë për 3 muaj

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka raportuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për...

Në qershor nis zbatimi/Shqipëria firmos në Romë marrëveshjen administrative për pensionet

Nga muaji qershor i këtij viti do të nis zbatimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë. Shqipëria dhe Italia kanë firmosur së fundmi marrëveshjen administrative që i hap...

Këto zgjedhje janë të fundit me këtë PS dhe PD

Agron Shehaj, kryetar i partisë 'Mundësia' e hapi fushatën me një tur me autobus që nisi nga Shkodra e përfundoi në Vlorë. Ai tha se...

Lucy Markovic, ylli i ‘Australia’s Next Top Model’, shuhet në moshën 27-vjeçare

Modelja Lucy Markoviç, e cila u bë e famshme në "Australia's Next Top Model" dhe më vonë kaloi në pistat e Armani dhe Versace,...

Berisha mbyll tubimin dhe paralajmëron Ramën/ Po preke votën, s’do kesh më vend mbi tokë!

Kryedemokrati Sali Berisha ka mbyllur fjalën e tij në mitingun e hapjes së fushatës të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, duke mbyllur rrjedhimisht edhe tubimin. Gjatë...

Lajme të tjera

Web TV