S’ka më dyshime, Kukësi zyrtarizon Gegën si “timonierin” e ri të ekipit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak orë pas shkarkimit të Orges Shehit, Kukësi nuk ka humbur kohë dhe ka zyrtarizuar Skënder Gegën, trajner të ri të ekipit.

Sipas njoftimit të klubit verior, palët kanë arritur akordin ditën e sotme dhe të hënën do të bëhet prezantimi i tij në sallën e konferencave në stadiumin “Air Albania”.

Gega riktheu Partizanin te titulli kampion në sezonin e shkuar 2018-2019 pas 26 vjetësh, ndërsa momentalisht ishte pa skuadër pasi pandemia e koronavirusit bëri që të shkëpuste kontratën që kishte në Jordani.

Tropojani ishte përfolur prej kohësh për një akord me ekipin e Kukësit, i cili u zyrtarizua tani në përfundim të sezonit.

“Kukësi njofton se trajneri i ri i skuadrës, do të jetë Skënder Gega, pasi palët kanë arritur ditën e sotme akordin. Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet ditën e hënë në sallën e konferencave në stadiumin “Air Albania”, në orën 11:00. Klubi i uron mirëseardhjen trajnerit Gega dhe suksese me ekipin tonë!”, thuhet në njoftimin e klubit kuksian.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Ditë zie kombëtare, PS ndërpret fushatën për të respektuar funeralin e Papës

Këshilli i Ministrave ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut me një vendim...

David Selenicasi, kryemjeshtri i ikonografisë që përdori artin si mjet rezistence

Nga Leonard Veizi Ai është i shquar me artin e tij po aq sa dhe Onufri i famshëm. Dhe ndoshta po aq sa Onufri e...

HOMAZH NDAJ PAPA FRANÇESKUT

 Pastor evangelicus» (bariu sipas ungjillit) Dom Lorenzo Rossetti Referues në Akademinë teologjike papnore-Romë Mënyra më e mirë për të nderuar papa Françeskun që kaloi në amshim më...

Sot ditë zie kombëtare, Rama publikon videon: Papë dhe mik i jashtëzakonshëm

Qeveria shqiptare ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta më 21 prill në...

Presidenti Trump: Rusia dhe Ukraina janë shumë afër një marrëveshje paqeje

Presidenti amerikan Donald Trump tha se, pas kontakteve konstruktive të premten, janë rënë dakord për shumicën e pikave kyçe të planit për t’i dhënë...

Lajme të tjera

Web TV