Studentët kërkesë Metës: Zgjedhjet të paligjshme, të mos dekretohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi ligjor i Qëndresës Qytetare, Marash Logu, në një pronocmim për gazetën “Fjala” tregon se i janë drejtuar Presidencës, ku dhe zhvilluan një takim me drejtorin e kabinetit, lidhur me ligjshmërinë e zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës. Logu, përfaqësues ligjor i studentëve, kërkoi mosdekretimin e zgjedhjeve, pasi, sipas tij, po zhvillohen në kushte të jashtëzakonshme dhe i konsideron të parregullta.

 

Ndonëse ministrja e Arsimit publikoi më herët vendimin se në datën 30 korrik do të zhvillohen zgjedhjet në universitetet publike në vend, një grup studentësh vijojnë të mos e njohin këtë datë, duke kërkuar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, mosdekretimin e rektorëve. Përfaqësuesi ligjor i Qëndresës Qytetare, Marash Logu, i cili është në këtë kauzë në mbrojtje të zërit të këtyre studentëve, në një pronocmim për gazetën “Fjala” tregon se i janë drejtuar Presidencës, ku dhe zhvilluan një takim me drejtorin e kabinetit, lidhur me ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve, konkretisht në Universitetin e Tiranës.

Sipas Logut, zgjedhjet po zhvillohen në kushte të jashtëzakonshme dhe i konsideron të parregullta. “Ne kemi ezauruar tashmë gjithçka kemi pasur për të bërë në rrugë normale, me Ministrinë, Universitetet, Parlamentin, Gjykatën Administrative Tiranë, dhe hapi i fundit ishte presidenti. Ne i kërkuam presidentit që, duke pasur parasysh veçanërisht gjendjen në Universitetin e Tiranës, ku ka shkelje të shumta dhe parregullsi ligjore, të dalë para zhvillimit të zgjedhjeve, dhe të bëjë një deklarim ku të mbajë qëndrim lidhur me zgjedhjet në UT, në mënyrë që mos të pranojë t’i dekretojë zgjedhjet”, shprehet Logu. Sipas përfaqësuesit ligjor të Qëndresës Qytetare, kushdo që të jenë të zgjedhurit në Universitetin e Tiranës pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve, do të vijnë si rezultat i një procesi që ka qenë i parregullt dhe i paligjshëm.

Logu tregon se iu drejtuan presidentit, duke i kërkuar që në përputhje me kompetencat e tij, si organi që dekreton rektorët e rinj të universiteteve, të dalë me një qëndrim të qartë dhe të prerë se nuk mund të ketë zgjedhje që janë të paligjshme, zgjedhje të parregullta dhe që përjashtojnë studentët. “Gjatë takimit na thanë se besojnë se presidenti do të ketë një qëndrim në lidhje me ligjshmërinë e procesit, veçanërisht në Universitetin e Tiranës, por nuk na u tha nëse ky qëndrim do të vijë përpara zgjedhjeve apo pas tyre”, shprehet Marash Logu. Gjatë takimit Qëndresa Qytetare i dorëzoi presidentit, dosjen me të gjitha shkeljet ligjore që, sipas tyre, kanë ndodhur në Universitetin e Tiranës, duke i kërkuar mosdekretimin e Rektorit që del nga zgjedhjet e 30 korrikut.

Ndër problematikat kryesore ligjore të zgjedhjeve, konkretisht në Universitetin e Tiranës, Qëndresa përmend mosngritjen e Komisionit Istitucional të Zgjedhjeve (KIZ). “Në datën 8 korrik, Rektori i Universitetit të Tiranës ka informuar zyrtarisht Ministrinë e Arsimit mbi pamundësinë e krijimit të KIZ, për shkak të mungesës së kandidaturave. Mungesa e infrastrukturës zgjedhore pamundëson zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta dhe të ligjshme”, shkruan Qëndresa Qytetare në dokumentin drejtuar presidentit, teksa thekson se KIZ-it të vjetër i ka përdunduar mandati, çka, sipas Qëndresës, do të thotë se ai nuk mund të ushtronte asnjë kompetencë lidhur me administrimin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Problematikat ligjore të zjgedhjeve në UT të dërguar në Presidencë nga Qëndresa Qytetare

Lexo edhe :  “Koha t’i fusim fshesën Rilindjes”/ Tedi Blushi publikon videon denoncuese

 1-Nuk është ngritur Komisioni Institucional i Zgjedhjeve (KIZ). Në datën 8 Korrik, Rektori i Universitetit të Tiranës ka informuar zyrtarisht Ministrinë e Arsimit mbi pamundësinë e krijimit të KIZ, për shkak të mungesës së kandidaturave.

2-KIZ-it të vjetër i ka përfunduar mandati, çka do të thotë se ai nuk mund të ushtronte asnjë kompetencë lidhur me administrimin e zgjedhjeve të vitit 2020.

3-Nisur nga veprimet e kryera nga personeli akademik, anëtar të KIZ-it të vjetër, Rektori i UT ka vendosur shkarkimin e pesë pedagogëve. Ky vendim nuk është kundërshtuar në gjykatë. Pra, KIZ i vjetër përbëhet sot nga pesë ish-pedagogë të UT-së.

4-Senati Akademik i UT-së ka zhvilluar një mbledhje, në të cilën e ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Rektorit për shkarkimin e pesë pedagogëve. Por, në fakt kjo kompetencë e Senatit Akademik për të konstatuar pavlefshmërinë ose vlefshmërinë e një vendimi, nuk është e parashikuar në asnjë nen, në asnjë paragraf apo gërmë të ligjit për arsimin e lartë.

5-Senati Akademik i UT-së ka zhvilluar një mbledhje, gjatë të cilës ka vendosur zgjedhjen e Komisionit të Apelimit. Në fakt, zgjedhja e Komisionit të Apelimit është e parashikuar në Rregulloren e zgjedhjeve të UT, dhe procedura e ndjekur nga Senati, qoftë sa i përket mbledhjes së kandidaturave, qoftë sa i përket afateve, është në kundërshtim me Rregulloren.

6- Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit të Apelimit është bërë nga anëtarë të Senatit Akademik, të cilët janë kandidatë për rektor, dekanë apo përgjegjës departamentesh, çka do të thotë se janë në konflikt interesi.

7-Në datën 8 Maj 2020, studentët kanë depozituar një padi në Gjykatën Administrative të Tiranës, duke kërkuar pavlefshmërinë e akteve të nxjerra nga Komisioni Institucional i Zgjedhjeve në UT. Gjykata vendosi të shtyjë seancën në datën 18 Shtator. Pra, gjykata e ka lënë pezull gjithë procesin zgjedhor në UT.

Box

Vokshi: Të shtyhen zgjedhjet, rrezikohet jeta e studentëve

 

“Ministrja Shahini të shtyjë datën e zgjedhjeve në universitete, gjykoj që nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa jeta e shëndeti i studenteve dhe pedagogëve. Ky është një akt antikushtetues nga ana e ministres”. Kështu u shpreh ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve në universitete. Sipas Vokshit, jemi në një kohë të papërshtatshme ku rrezikohet jeta e studentëve dhe pedagogëve. Ish-deputetja e PD-së thekson se zgjedhjet duhet të bëhen në një moment tjetër, për shembull në shtator, kur situata mund të jetë normalizuar dhe shifrat duhet të jenë ulur, në qoftë se situata menaxhohet si duhet.

” Me një kërkesë zgjedhjet duhet të bëhen në një moment tjetër. Të jenë të lira të ndershme dhe t’i jepet e drejta kushtetuese çdo studenti e pedagogu që të zgjedhin e të zgjidhen. Kemi kërkuar që politika të mos hyjë në zgjedhjet për universitete. Ai është një proces antiligjor që po organizohet në universitete”, deklaron Vokshi. Sipas saj, zgjedhjet mund të organizohen në muajt në vijim, pasi situata mund të menaxhohet më mirë më vonë, teksa thekson se zgjedhjet u shtynë dy herë ndaj mund të shtyhen sërish. /Ra.My.Fjala.al/

 

 

 

Të fundit

Berisha: Pensioni në Shqipëri, më pak sesa shuma që Gjermania jep për kafshët shtëpiake

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte në Vlorë ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 majit....

Turistja britanike humbi jetën teksa zhytej, Gjykata kthen dosjen ndaj Saimir Kushovës

Gjykata e Sarandës ka kthyer për hetime dosjen penale ndaj Saimir Kushovës, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të sigurisë në punë, që...

Skandal me dhuruesit e spermës në Holandë, klinikat e fertilizimit bëjnë gabimin e rëndë

Skandal me dhurimin e spermës në Holandë. Mediat vendase kanë zbuluar se materialet gjenetike të të paktën 85 dhuruesve janë përdorur për farëzimin artificial...

Vetëm prenotimi 150 mijë dollarë, sa kushton një udhëtim në hapësirë?

Dita e djeshme pa dyshim që do të hyjë në histori. Ekipi me 6 gra i Blue Origin udhëtoi drejt hapësirës për rreth 11...

Hamasi refuzon armëpushimin/ Izraeli bomba ndaj spitaleve, lufta hyn në një fazë të errët

Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e 557 me tensione që nuk njohin ulje. Hamasi ka refuzuar zyrtarisht propozimin e fundit...

Lajme të tjera

Web TV