Studimi i Akademisë së Shkencave për Covidin/Artan Fuga: Ku ishte oponenca?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shumë kritikave dhe debateve Akademia e Shkencave publikoi pak ditë më parë një studim të sajin për situatën e Covid në Shqipëri. Por cili është mendimi i Akademik Artan Fugës lidhur me këtë studim? Sipas tij, problemi kryesor dhe serioz është se akademia nuk bën studime. “NË HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”  Fuga deklaroi se  më kryesorja në këtë studim është se nuk kishte oponencë.

-Akademia e Shkencave ka bërë një studim lidhur me koronavirusin në Shqipëri.

-Unë nuk jam specialist i asaj, nuk di të them. Di të them që komunikimi me shifra, duke përdorur shifrat e qeverisë krijon bashkimin në një maj të institucioneve shkencore dhe politike që ka për pasojë, minimumi mungesën e besimit dhe pasojat që vijnë. Unë ja jap më shumë përgjegjësinë faktorëve konjukturalë të sotëm lidhur me këto qëndrime që ne kemi në ndryshim me gjermanët, me suedezët, me francezët, me italianët sesa me një të identitetit tonë kombëtar të cilin unë me thënë të drejtën nuk jam shumë partizan i gjykimeve që do mbulojnë shekujt edhe epokat.

-A e vlerësuat ju si akademik studimin që publikoi Akademia, pavarësisht se ju nuk jeni specialist për çështjen e Covid-it.

-I dashur Roland, unë them edhe një herë që nuk jam specialist i saj dhe nuk futem dot në përmbajtje. Sigurisht, kam gjithë respektin për kolegët e mi në fusha të ndryshme. Unë i qëndroj dy momenteve të cilat i kam shprehur në vite dhe vazhdoj t’i shpreh edhe sot. Akademia e Shkencave nuk është institucion kërkimor shkencor dhe nuk e bën dot një kërkim shkencor. Këto kërkime shkencore që bëhen, kërkojnë kushte laboratorike eksperimentale, infrastruktura, pajisje, të cilat Akademia as i ka në statusin e saj dhe as do i ketë. Këto studime i bëjnë qendra spitalore, institutet shëndetësore, kërkuesit atje, dhe sigurisht janë atje ku bëhen kërkimet shkencore. Nuk mund të zëvendësojë Akademia e Shkencave edhe qendrat tona spitalore, edhe qëndrat gjeologjike, edhe qendrat e studimeve nano-teknologjike. Nuk është ky statusi i Akademisë, është një gabim. Është një perceptim që ata kërkojnë ta japin, apo Akademia për të rritur besueshmërinë, por në thelb është pa gjë. Autorët e studimit mesa di unë, janë punonjës në sistemin shëndetësor shqiptar. Tjetër punë pastaj, kush është shtëpia botuese. Tjetër punë pastaj se një njeri që punon specialist, se kush e bën kërkimin. Akademia e Shkencave, duke më përfshirë dhe mua, ku marrim vesh ne nga Covidi, ne jemi injorantë nga kjo fushë. Kështu që kur ti më kërkon mua të flas për të, vë gishtin atje që nuk është puna e Akademisë kjo sepse unë nuk di se cilat janë reçencat, kur bëhen oponencat. Një studim pa oponenca nuk mund të ekzistojë. Dhe oponencat bëhen në mënyrë të pavarur, mund të bëhen oponenca ndërkombëtare, debate shkencore/Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  Acari mbërthen Shqipërinë/Meteorologia jep parashikimin e fortë:Ja kur nis kthesa e motit

https://www.youtube.com/watch?v=XqBnJYf8n_I

Ndiqni LIVE emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU

https://www.facebook.com/portalifjala/videos/641935663094708/

 

Të fundit

Nënshkruhen 2 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Emirateve Arabe, ja cilat janë ato

Janë nënshkruar marrëveshjet mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe. “Shkëmbimi i marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër...

Gati 40 për qind e shqiptarëve duhanpirës, eksperti habit me shifrat

Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të popullsisë duhanpirëse në rajon. I ftuar në Emisonin ‘Health o’clock’ eksperti për çështjet e...

Zelensky: Do të jap dorëheqjen menjëherë, por me këtë kusht

“Nëse ka paqe për Ukrainën, nëse vërtet keni nevojë që unë të largohem nga pozicioni im, unë jam gati… Unë mund ta shkëmbej atë...

Çfarë përmbajnë ‘Tokat e Rralla’ të Ukrainës që janë aq të lakmuara nga Trump?

Ndihma ushtarake amerikane në këmbim të shfrytëzimit të tokave të rralla të Ukrainës. Ky është thelbi i marrëveshjes prej 500 milionë dollarësh që po...

Ushtritë më të fuqishme në botë, ja ku renditen në listë Shqipëria dhe Kosova

Në renditjen e re të “GlobalFirepower”, në të cilin vlerësohet fuqia ushtarake e 145 shteteve, Shqipëria renditet në vendin e 78-të. Ndërkohë që Kosova nga...

Lajme të tjera

Web TV