Tjetër krim në Elbasan/Qëllohet për vdekje 32-vjeçari i dënuar më parë për vrasje, ja autori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku ka ndërruar jetë një 32-vjeçar pasi është konfliktuar me 2 persona të tjerë.

Mësohet se tre personat kanë qënë miq mes tyre dhe në gjendje të dehur janë konfliktuar me njëri-tjetrin me shishe dhe mjete të forta.

Si pasojë e këtij sherri ka mbetur i vdekur 32-vjeçari Florjan Lamçe ndërsa dy personat e tjerë kanë marrë plagë të lehta dhe po  trajtohen në spital.

Lamçe ose i njohur ndryshe si “qorri i vogël” ka qënë person me precedentë të mëparshëm penal ku akuzohet për një vrasje dhe dy plagosje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:00 të mëngjesit të sotëm në afërsi të qëndrës, pranë një lokali.

Sherri ka ndodhur mes Lamçes dhe dy shokëve të tij, A.H., 42 vjeç, S.S., 34 vjeç.

Burime për fjala.al mësojnë se një nga autorët e ngajrjes është Sokol Sanxhaktari, 34 vjeç,  dhendri i Qazim Sejdinit  ish-kryetarit të bashkisë Elbasan.

Shtetasi tjetër i shoqëruar për ngjarjen e rëndë është Ardiano Hakdari, 42 vjeç.

Kujtojmë se mbrëmë në Elbasan u vra me thikë edhe 23 vjeçari Regis Runaj.

Grupi hetimor vijon punën pēr zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV