Një aksident është shënuar paraditen e sotme në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë rreth orës 10:00-10:30.
Bëhet me dije se një makinë e tipit ‘Smart’ është përplasur me një ‘Toyota’ të Drejtorisë se Policisë Dibër me të cilën po udhëtonte Drejtori Vendor i Policisë së Dibrës, Skënder Kalemi. Bëhet me dije se drejtori i policisë, Skënder Kalemi ka marrë plagë të lehta nga aksidenti dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Re.Gu/Fjala.al