“Corriere dello Sport – Stadio”: Hysaj pritet të rinovojë kontratën me Napolin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka edhe një vit nga kontrata e tij aktuale dhe shpesh marrëdhënia e tij me klubin nuk ka qenë ideale, duke u përfolur shpesh për largimin e tij. Por duket se kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj mund ta rinovojë kontratën me italianët e Napolit. Është e përditshmja sportive “Corriere dello Sport – Stadio”, e cila e ka raportuar së fundmi mundësinë e një rinovimi të tillë.

Mbrojtësi shqiptar ka një kontratë deri në verën e vitit 2021 me Napolin, por mundësia për vazhdimin e kontratës është hapur sërish nga të dyja palët. 26-vjeçari u transferua te Napoli në qershor të vitit 2015 dhe këtë edicion ka bërë paraqitje të kënaqshme. Në të gjitha veprimtaritë, shkodrani ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me pasimin e fundit në dy të tjerë, në 24 ndeshjet që ka luajtur në kampionat dhe në Kupë.

Ndërkohë, të mërkurën, trajneri italian, por edhe me pasaportë shqiptare, Xhovani De Biazi, që e kualifikoi për herë të parë Shqipërinë në fazën finale të një veprimtari madhore futbollistike siç Evropiani i vitit 2016 në Francë, ka folur rreth ekipit të Napolit dhe për mbrojtësin shqiptar që aktivizohet aty, Elseid Hysaj. Shkodrani duket se është rikthyer në formë nën drejtimin e trajnerit Xhenaro Gatuzo.

Madje ai gjeti edhe golin e parë me napoletanët fundjavën e kaluar. Nisur nga kjo, De Biazi mendon se Napoli do gabojë nëse e largon Elseid Hysajn. “Po të isha tek Napoli nuk do ta largoja, – ka deklaruar De Biazi, i pyetur nga mediat italiane. – Ai është ende i ri dhe mund t’i japë ndihmë të rëndësishme skuadrës.” Hysaj ishte titullar të martën për Napolin në sfidën e humbur me shifrat 0-2 në fushën e Interit.

Lexo edhe :  Prapaskenat e merkatos, Barcelona bën gati 5 largime në gusht

Ky takimi ishte i vlefshëm për javën e 37-të të Serisë A. Kjo humbje e ndërlikon edhe më tepër pozitën e Napolit sa i përket vendit në Kupat e Evropës sezonin e ardhshëm, pasi skuadra e Gatuzos ka mbetur prapa Milanit në luftën për vendin e 6-të. Hysaj u aktivizua për 84 minuta në humbjen me Interin, kur fati i ndeshjes ishte vendosur në favor të milanezëve.

Të fundit

Kamala Harris nuk do të kandidojë për guvernatore të Kalifornisë

Harris do të kishte kandiduar për të zëvendësuar guvernatorin demokrat Gavin Newsom, i zgjedhur në vitin 2019 dhe kundërshtar...

Janar-korrik mbi 100 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

Nga muaji janar deri tani rreth 100.500 vizitorë në kalanë e Shkodrës. Kalaja e Rozafës është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë...

Draft-Kodi i Ri Penal, del foto e grupit të punës dy vite më parë në Drilon

Dy vite më parë, në Drilon, është zhvilluar një takim i rëndësishëm për hartimin e Kodit të Ri Penal, ku Grupi i Punës është...

Çfarë do të thotë “gjenocid”? Dhe pse intelektualët po e fajësojnë Izraelin?

“Me zemër të lënduar e them këtë, në Gaza po zhvillohet një gjenocid”, deklaroi David Grossman në intervistën e sotme me italianen La Repubblica. Shkrimtari më...

1980 – Masakra e Bolonjës: Akti më i rëndë terrorist në historinë moderne të Italisë

Më 2 gusht 1980, në orën 10:25 të mëngjesit, një bombë e fuqishme shpërtheu në stacionin qendror hekurudhor të Bolonjës (Stazione Centrale di Bologna),...

Lajme të tjera

Web TV