Policia ka gjobitur një 37-vjeçare nga Berati e cila ka shkelur rregullar e vetëkarantinimit.
37-vjeçarja e dinte që ishte e prekur nga COVID-19 dhe pavarësisht rregullave të diktuara dhe vetëkarantinimit ajo ka dalë shëtitje në qytet duke u bërë kështu burim infektimi edhe për persona të tjerë.
Pas kontrollit polica ka vënë re këtë fakt dhe më pas e ka gjobitur me 700.000 lekë.
Policia u bën thirrje të gjithë personave të prekur nga COVID-19, që të respektojnë me rigorozitet rregullat e vetëkarantinimit, të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, në mënyrë që të gjithë të kontribuojmë në mbrojtjen nga COVID-19. /Ra.My.Fjala.al/