Arrestohet një 41-vjeçari pasi transportonte inerte nga shtrati i lumit Mat me një kamion.
Ai është ndaluar nga policia në afërsi të një karburanti dhe ka tentuar ti ofrojë rryshfet policit me qëllim shmangien e kontrollit.
Pas këtij veprimi 41-vjeçari me iniciale B. M., është vënë në pranga nga polica dhe është shoqëruar për në komisariat.
Ndërkohë është proceduar penalisht edhe kryeinspektori i IMT kurbin për veprën penale “Shpërdorim detyre”
STATUSI NGA POLICIA
Kurbin
Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
U kap duke transportuar inerte të marra në mënyrë të paligjshme nga shtrati i lumit Mat dhe tentoi t’i ofronte ryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim shmangien e kontrollit, vihet në pranga 41-vjeçari.
Procedohet penalisht edhe kryeinspektori i IMT Kurbin, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për goditjen e paligjshmërisë në fushën e informalitetit dhe krimeve mjedisore, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative së një subjekt po transportonte materiale inerte (rërë) të marra në mënyrë të paligjshme nga shtrati i lumit Mat, kanë organizuar punën në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe në afërsi të një karburanti, në aksin rrugor Lezhë-Laç, kanë ndaluar mjetin tip “Scania”, me drejtues shtetasin B. M.
Në momentin e ndalimit, ky shtetas i ka ofruar ryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim shmangien e kontrollit të dokumentacionit të automjetit dhe për marrjen e transportin e inerteve. /Ra.My.Fjala.al/