“Monumenti Nënë Shqipëri dhe Heronjtë e Pavarësisë në Vlorë, krenar që i bëri im atë”/Edi Rama homazh në 88 vjetorin e babait të tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook ka kujtuar ditën e lindjes së babait të tij. Rama shprehet krenar për veprat që  ati ka lënë pas duke përmendur kështu Nëna Shqipëri, apo Heronjtë e Pavarësisë në Vlorë.

Ai thotë se vdekja e tij e solli në Tiranë dhe i ndryshoi edhe rrugëtimin teksa tregon se çdo 31 korrik e kujton me sytë e lagur dhe i del para buzëqeshja paqësore e tij.

HOMAZH

IM ATË, KRISTAQ RAMA, mori emrin e gjyshit të tij, Kristaq Ramës së parë, që ishte një ndër patriotët firmëtarë të pavarësisë në Durrës, e ia kushtoi jetën e pasurinë hapjes së shkollave në gjuhën shqipe, në ato kohë kur gjuhës sonë amtare i kanosej fuqia e një armiqësie të madhe. Im atë sot do të mbushte 88, nëse një goditje fatale në zemër nuk do t’ia kishte ndërprerë befasisht rrugëtimin në këtë botë plot 22 vjet më parë, kur vdekja e tij më solli në Tiranë e më ndryshoi rrugëtimin tim. Por kjo është një histori tjetër.

Sot, si në çdo 31 korrik, kur unë e kujtoj me sytë e lagur tim atë, më rri para syve buzëqeshja e tij paqësore e pas çdo debati luftarak mes nesh gjatë viteve të rinisë sime të parë – kur unë flisja gjithnjë e më shumë dhe ai rezistonte gjithnjë e më pak. Prej meje, jetës sime në politikë, e cila nisi në ditën e funeralit të tij, arsyeja e mosarsyes politike ka sjellë shumë baltë mbi emrin e tim eti pas vdekjes.

Por ajo buzëqeshje e shkrin dhe tret krejt baltën, mu si në çdo paradite feste kombëtare, kur qyshse për shkak të detyrës shkoj tanimë prej 20 vjetësh, tek Nëna Shqipëri a tek Heronjtë e Pavarësisë në Vlorë. Pasi vendos kurorën, përulem dhe pastaj ngre kokën drejt lartësisë së veprave që ai la dhe nga qielli më vjen buzëqeshja e tij.

Lexo edhe :  Përhapet kanceri i zorrës së trashë, mjekët ngrenë alarmin: Po prek edhe të rinjtë

Veprat do të jenë aty bashkë me emrin e Kristaq Ramës, kur ata që e kanë baltosur tërë këto vite do të jenë mbuluar me kohë e me vakt, nga pluhuri i një harrese përfundimtare pa kthim. Kishte të drejtë im atë, mos e harro asnjëherë, në këtë jetë ke ardhur për të lënë kujtimin tënd, tek fëmijët e tu, tek ata që të njohën vërtetë dhe në qofsh shumë i zoti, tek populli yt.

Të tjerat i merr era dhe në fund edhe trupi i vetë njeriut erë bëhet.

#TëPAHARRUESHËM

Të fundit

Egli Tako thyen heshtjen për ndarjen nga Olsi Bylyku: Do mbaj mend vetëm të mirat…

Egli Tako, banorja e cila ka bërë jo pak bujë për hyrjen e saj në Big Brother Vip Albania...

Çfarë do t’i ndodhte Tokës nga një stuhi diellore ekstreme

Imagjinoni sikur energjia elektrike të ndërpritej papritur dhe të mos kthehej për orë, ditë apo javë të tëra. Vështirësitë fillestare, si mungesa e televizorit apo...

“Vit stacion”, parashikimi për 2025-ën: Vera u përket lojtarëve të fuqishëm

2025 cilësohet nga Chrysanthi Kalogeri, astrologia e “Shije Shtëpie” në Tv Klan si “një vit stacion”. Në parashikimin e saj për vitin e ardhshëm,...

KQZ teston Platformën Elektronike të Regjistrimit për shqiptarët jashtë vendit

Të drejtën e ushtrimit të votës e ka çdo shtetas shqiptar, dhe në zgjedhjet parlamentare të 11 majit diaspora do të votojë. Institucioni përgjegjës,...

Vendoset kënga e Luizit në shtëpi, Gerta Gixhari habit me veprimin: Ç’është ky…

Ditën e djeshme, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania u vendosën këngët e këngëtarit të njohur, Luiz Ejlli. Mirëpo ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen...

Lajme të tjera

Web TV