Projekti i Parkut Fotovoltaik të Karavastasë finalizohet me me nënshkrimin e marrëveshjes mes qeverisë shqipare dhe kompanisë franceze Voltalia.
Sipas ministers së Infrastrukturës Belinda Balluku, ky investim do të sjellë mbi 100 milionë euro në ekonominë shqiptare dhe sipas saj procesi që solli deri në finalizim është model që ekspertët e Harvardit do e marrin për objekt studimi.
”Sot jemi për të nënshkruar marrëveshjen me kompaninë gjigande franceze Voltalia. Nuk është vetëm proces model, por në një bisedë me ekspertë të Harvardit, do të përdoret si studim, pasi në një vit kaq të vështirë ka sukses. Mes një qeverie ballkani dhe një udhëheqëseje të BE. Mbi 100 milionë euro do injektohen në ekonominë tonë. Por jemi në vitin 2020. Voltalia ka gjetur atraktiv tregon shqiptar, në vitin më të vështirë për botën. Kemi ngritur një process model që do të ndiqet dhe në ankandet e tjera ndërkombëtare. Kemi ecur krah për krah me BERZH. Kemi pasur përkrahjen e tyre.
Dua të falenderoj ekipin tim. Deri dje në darkë vonë kemi punuar me detaje mbi kontratën që askush mos ketë hije për këtë. E kam thënë kur hapëm ankandin, si dhe kur erdhën ofertat, të gjitha detajet janë në dokumentacion. Asnjë nga grupet s’ka pasur tolerim pa sqaruar gjë. Ne do firmosim për t’I hapur rrugë ndërtimin të këtij parku sa më parë. Kjo ështën jë Business Card në Francë. Ne kemi krijura një shembull për investitorë të tjerë francezë. Dhe do keni mbështetjen e qeverisë.
Uroj që të mblidhemi së shpejti në këtë hapësirë për të dhënë lajme të mira. Ju falenderoj!”- tha Balluku./Fjala.al/Ke.Ba