Rikthimi i tifozëve në stadiume, Premier League do vendosë ‘pasaporta klinike’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Premier League po shikon si një mundësi konkrete pajisjen e tifozëve me ‘pasaporta klinike” në mënyrë që të lejohet rikthimi i tyre në stadiume.

Elita e futbollit anglez përfundoi sezonin 2019-2020 pa mbështetës për shkak të pandemisë së koronavirusit.

BBC Sport raporton se Premier League është e gatshme të shohë se si mund të mbështesë zhvillimin e ‘pasaportave klinike ‘- një sistem i bazuar në aplikacione, i cili dallon  të gjitha simptomat e Covid-19.

Ndërsa sezoni 2020-2021 është planifikuar të fillojë në 12 shtator , ky kampionat po bën gjithçka ka në dorë që tifozët të kenë mundësi të ndjekin skuadrat e tyre nga stadiumet.

Teknologjia që synohet të përdoret në Premier League do të dallojë nëse ndonjë nga tifozët ka simptoma të Covid-19, si për shembull temperaturë.

Ndërsa kamerat që do vendose në këto hapësirë do të kenë gjatë gjithë kohës në monitorim distancimin fizik midis tyre, nëse do mbahet në bazë të parametrave të vendosura apo jo.

Megjithatë do të duhet fillimi i sezonit të ardhshëm për të parë a do të bëhen të zbatueshme këto teknologji.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

INSTAT përgatitet për Censin e Bujqësisë, procesi do të kushtojë 891 milionë lekë

Pas përmbylljes së Censit të Popullsisë dhe Banesave në vitin 2023, Instituti i Statistikave po përgatitet për Censin e...

Rama: Së shpejti konsultimi për Projekt-Rregulloren Kombëtare të Hapësirës Publike

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se Elbasani është në rrugën e transformimit urban dhe po “rimerr frymë”, teksa publikon fotot nga lirimi i...

“Kodi i ri Penal, futet në krevatin bashkëshortor!/ I vendos prangat Don Zhuanëve

Nga Florian Bonjaku* (Ish-Prokuror) Të merremi vesh që në fillim: Drafti i ri i Kodit Penal në Shqipëri ka ambicie të mëdha – harmonizim me standardet...

Aeroplani 100 mln dollarë i Marinës Amerikane rrëzohet në Kaliforni (Video)

Një avion luftarak amerikan F-35C u rrëzua të mërkurën pranë Stacionit Ajror Detar Lemoore në Kaliforni, rreth orës 18:30, sipas një deklarate të Marinës. Piloti...

Krimi shtetëror i 21 janarit/ Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak

21 janari është në fazën e hetimit paraprak. Kreu i SPAK, Altin Dumani u tha gazetarëve se është një prej dosjeve prioritare.  Dumani u shpreh...

Lajme të tjera

Web TV