“Lëreni të qetë, Elbasanin tim!” Situata kriminale indinjon moderatorin e njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edi Oga është një personazh i njohur publik, profesioni i vërtetë i të cilit është mjek, pavarësisht se ne jemi mësuar ta shohim për vite me radhë në ekran si moderator.

Përmes një postimi në Facebook, moderatori duket paksa i revoltuar me situatën e vrasjeve të ndodhura së fundmi shumë shpesh në çdo cep të Shqipërisë, përfshirë edhe qytetin e tij, Elbasanin.

Ai kërkon që të ndalet larja me gjak e rrugëve, se edhe pse persona me precedentë penalë siç i quan ai, në fund fare edhe ata janë bij nënash, dhe për këtë kërkon që ata të mbahen në burg, dhe mos të vriten si qenër rrugësh.

Postimi i plotë i Edi Ogës

Elbasani im i dashur! Dikur qyteti i luleve, sot qyteti i krimit! Qyteti që bën kurban djemtë e rinj!
Përpara viteve ’90, thernim një djalë të ri në muaj! Në vitin ’97, thernim një djalë në javë!
Sot therim një djalë të ri, çdo ditë!

“Janë me precedentë penalë!”, dëgjoj të thonë. Dakord, shumica të tillë janë, por janë bij nënash, sidoqoftë! Përse ky shtet i dështuar nuk i mban në burg, por i lëshon rrugëve të vriten si qenër me sho-shoqin? Boll m’i latë me gjak rrugët e qytetit tim!

Dakord, kur ju gangsterë vriteni me njëri-tjetrin, kryeministri mbushet me frymë, por ju lutem shumë, hesapet tuaja lajini mundësisht jashtë shtetit! Mos e ndosni më Elbasanin!
Lëreni të qetë qytetin e njerëzve të butë! Lëreni të qetë, Elbasanin tim!/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Linda Rama: Si i perceptova prishjet pa leje dhe shkarkimet “on-block” të drejtorëve

Nuk do të më kishte shkuar mendja vetë, po të mos ma kishte kujtuar Linda: Nila, kam 12 vjet pa...

Situata me zjarret, MM zbulon ku ka vatra aktive

Përmes një komunikate për shtyp, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 23 vatra...

FA hapin dyert për kandidatët ushtarë, detarë e ajrorë aktivë. Vengu thirrje të rinjve

Nisin regjistrimet për të gjithë të rinjtë e të rejat deri në moshën 29 vjeç, që duan të jenë pjesë e Forcave të Armatosura...

Masakra që përndjek ende marrëdhëniet Kinë-Japoni

Masakra e Nanjingut dhe kujtimet e errëta të pushtimit japonez vazhdojnë të trazojnë marrëdhëniet midis Kinës dhe Japonisë. Ndërsa Kina kërkon njohje dhe pendesë...

Afera Partizani/ Berisha paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë

Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK paraditen e sotme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje. Berisha ka kryer paraqitjen pranë Prokurorisë...

Lajme të tjera

Web TV