Ndahet nga jeta Aneta Rama/ U pa për herë të fundit krah kryeministrit në 56 vjetorin e tij

Dita e sotme është një ditë zie për kryeministrin e vendit Edi Rama i cili ka humbur të ëmën mëngjesin e kësaj të shtune.

Për gati dy vitet e fundit Aneta Rama nuk ishte shfaqur në asnjë dalje publike teksa hera e fundit që e pamë ishte përmes një fotoje të publikuar nga vetë kryeministri Rama në 56 vjetorin e tij të lindjes.

Në foto kryeministri Rama shfaqej përkrah nënës së tij duke u përqafuar teksa e shoqëronte me mbishkrimin ‘me gruan që më dha jetën’.

Dy vite më parë ajo u nderua me çmimin “Nderi i stomatologjisë shqiptare”, por u tërhoq nga djali i saj, Edi Rama.

Ajo nuk mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Vlorë për shkak të gjendjes shëndetësore që po kalonte. Çmimi iu dha me rastin e 100-vjetorit të Shërbimit Stomatologjik në vend.

Aneta Rama ka ndërruar jetë në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e saj. Ajo ishte e sëmurë, ndërsa prej ditësh ndodhej e shtruar në spital. Një javë më Aneta Rama kishte lënë spitalin dhe qëndronte në shtëpinë e saj.

Kujtojmë se përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 17.00 në varrezat e Sharrës dhe për shkak të pandemisë do të ketë numër të kufizuar njerëzish.

Aktualisht kryeministri Rama dhe i vëllai i tij Olsi ndodhen në shtëpinë e nënës së tyre./Bl.Ba/Fjala.al