Dështoi në kampionat, Barcelona fillon përgatitjet intensive për Champions League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm disa ditë na ndajnë nga rikthimi i Champions League dhe duket se skuadra e Barcelonës ka zbritur në Camp Nou për të filluar përgatitjet.

Katalanasit u rikthyen në fushë  për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për takimin me Napolin.

Skuadra e Quique Setien kishte plot 17 ditë që nuk zbriste në fushë, pra që nga ndeshja e fundit e La Liga-s. Megjithatë duke mos mundur të merrte asnjë trofe kombëtar, as atë të La Liga-s, as Kupën e Spanjës këtë vit, katalanasit i kanë dhënë rëndësi të madh sfidës me Napolin për Champions League.

Ekipi i trajnerit Gennaro Gattuso do të zbresë më 8 gusht në Camp Nou, por deri atëherë skuadra katalanase shpreson që  Antoine Griezmann, i cili ishte golashënuesi në Napoli, dhe Ousmane Dembele të rikuperohen nga dëmtimet e marra.

Gjatë stërvitjes së kësaj të diele vetëm Samuel Umtiti mungonte, pasi ka ende probleme me gjurin.

Ndërsa skuadra e Napolit u alarmua në ndeshjen e fundit të Serisë A, kur ylli i tyre, Lorenzo Insigne u largua nga fusha në ndeshjen kundër Lazio për shkak të një dëmtimi.

Fituesi i ndeshjes së ardhshme, pasi e para mes Barçës dhe Napolit u mbyll me barazimin 1-1, do të udhëtojë për në Lisbonë për fazën çerekfinale të Champions League.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV