Dy vatra të reja në Elbasan, infektohet dhe anëtari i Dhomës së Avokatisë

Shtatë raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Burime për “Fjala.al” bëjnë me dije se ka rezultuar pozitiv me koronavirus një 60-vjeçar, anëtar i Dhomës së Avokatisë në Elbasan dhe se është një nga rastet e  konfirmuara më parë.

Sipas të dhënave, dy prej shtatë rasteve të konfirmuara janë vatra të reja ndërsa 4 rastet e tjera janë kontakte të mëparshme.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë kanë ndërruar jetë 4 persona, ndërsa 120 raste të reja kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në spital po trajtohen 119 pacientë./Bl.Ba/Fjala.al