Edukatoret dhe stafi dalin me COVID-19, mbyll dyert një tjetër çerdhe në Tiranë

Një tjetër çerdhe në kryeqytet ka mbyllur dyert për fëmijët për shkak të virusit të ri COVID-19.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për çerdhen 42 pranë zonës së njohur si  “Oxhaku”, ku disa edukatore dhe pjesëtarë të tjerë të stafit kanë dalë pozitivë në testin e koronavirusit.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se prindërit janë njoftuar nëpërmjet sms-ve që të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhe nga e hëna.

Ky nuk është rasti i parë pasi në Tiranë më herët kanë mbyllur dyert për shkak të koronavirusit edhe disa kopshte dhe çerdhe të tjera./En.Br./Fjala.al