Ruçi: Zvicra, partner i besuar dhe prioritar për të bashkëpunuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër urimi Kryetares së Këshillit Kombëtar të Konfederatës së Zvicrës, Isabelle Moret, me rastin e Festës Kombëtare.

“Me rastin e 1 gushtit, Festës Kombëtare të Konfederatës së Zvicrës, Ju dërgoj urimet më të mira për popullin mik zviceran, Këshillin Kombëtar të Zvicrës dhe Ju personalisht.

Karta Federale si edhe themelimi i Konfederatës së Zvicrës në fillim të muajit gusht të vitit 1291, është një ngjarje e madhe historike për popullin zviceran, zhvillimin, prosperiterin dhe të ardhmen e Zvicrës.

Populli shqiptar ushqen një miqësi e respekt të thellë për popullin zviceran, për kontributin e tij në zhvillimin, historinë dhe kulturën botërore.

Marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve tona janë shumë të mira. Aktualisht Zvicra është vendi i katërt donator dhe partneri i 8-të tregtar i Shqipërisë. Shqipëria e konsideron Zvicrën një partner shumë të besuar dhe një vend prioritar për të bashkëpunuar, në mbështetje të zhvillimit të vendit dhe stabilizimit të Ballkanit Perëndimor. Rreth 30 marrëveshjet e nënshkruara midis të dy vendeve janë një bazë e fuqishme për thellimin e bashkëpunimit në fusha të tilla si tregtia, transportet, ekonomia, siguria, energjia, bujqësia, etj.

Në Zvicër jeton prej dekadash një pjesë e rëndësishme e Diasporës shqiptare, e cila shërben si një urë miqësie e bashkëpunimi midis të dy vendeve.

Dëshiroj gjithashtu t’Ju përgëzoj për menaxhimin me sukses të situatës së pandemisë së Covid-19 dhe jam i bindur se Zvicra do të përballojë me sukses edhe strategjinë e daljes nga pandemiadhe normalizimin e rritjes dhe zhvillimit ekonomik tëvendit.”, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ambasada Amerikane lëshon mesazhin e radhës: “Minimi i zgjedhjeve cenon partneritetin”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh të Samuel Samson, zyrtar i lartë në Byronë...

AKU: Vezët me salmonelë në Gramsh janë kontaminuar në kopsht, jo nga furnizuesi

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton opinionin publik se mostrat e marra në Kopshtin Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar pozitive me Salmonelë. Por, pas verifikimeve...

Shenjat më me fat të muajit qershor

Stina e verës sjell energji të reja për të gjitha shenjat e horoskopit. Universi ju ofron një mundësi të artë për të bërë ndryshime...

100 mijë shqiptarë me portofol në monedha digjitale, të ‘fiksuar’ pas Bitcoin

Eksplorimi i parasë digjitale duke blerë e shitur kriptomonedha nuk është më tabu për shqiptarët. Mjafton të kesh një telefon me internet, dhe regjistrohesh...

Vrau me thikë vajzën e tij dhe të dashurin e gruas, prokuroria: Dënim të përjetshëm!

Prokuroria e Foggia-s në Itali ka kërkuar dënim të përjetshëm për 47-vjeçarin shqiptar, Taulant Malaj i akuzuar për vrasjen e dy personave dhe mbetjen...

Lajme të tjera

Web TV