Aksident masiv në autosradën Tiranë-Durrës, rëndohet trafiku

Një aksident masiv automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se në aksident janë përfshirë katër automjete të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Si pasojë e aksident është shkaktuar një trafik i rënduar në autostradë, ndërkohë që shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./En.Br./Fjala.al