Dy punonjëse rezultuan pozitive/Mbyllet një tjetër çerdhe në kryeqytet

Çerdhja numër 42 në Tiranë është mbyllur paraditen e kësaj të hëne, pasi në të kanë rezultuar pozitive 2 persona, një edukatore dhe një punonjëse.

Mësohet se epidemiologët u kanë bërë tamponët të gjithë pjesës tjetër të stafit dhe po hetohen kontaktet e tyre.

Pas konfirmimit pozitiv të edukatores dhe punonjëses së çerdhes,  janë njoftuar edhe prindërit e fëmijëve.

Çerdhja nr. 42 në Tiranë është mbyllur ditën e djeshme, ndërsa do të bëhet dhe dezinfektimi i saj./Bo.Ba/fjala.al