Eksperti i Shëndetit Publik: Nuk është grip i zakonshëm, do zgjasë me vite…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho thotë se sot ajo që dihet me siguri për koronavirusin është që nuk është grip i zakonshëm.

Ai thekson se edhe të rinjtë mund të pësojnë komplikime të sëmundjes dhe të humbin jetën. Në një postim në rrjetet sociale, ai bën thirrje për ushqyerje dhe jetë të shëndetshme, me aktivitet fizik dhe kalim të kohës në ambiente të hapura.

Pyetjes së çfarë do të ndodhë në të ardhmen, mjeku Dasho thotë se: “askush nuk është Nostradamus, por me sa duket epidemia do të vazhdojë për muaj, për të mos thënë vite të tërë”.

Postimi i mjekut

Këtij postimi të datës 16 Mars 2020 do t’i bëja sot shumë pak korrigjime. P.sh. vdekshmëria sot vlerësohet rreth 0.5% dhe ndoshta kjo shifër do të rezultojë edhe më e ulët se kaq.

Sigurisht, nuk mund të parashikoja në atë kohë se autoritetet tona shëndetësore nuk do të arrinin të ndërtonin një përgjigje adekuate ndaj COVID dhe kjo është zhgënjyese.

Por, këshillave për ushqyerje të shëndetshme, aktivitet fizik (sidomos not dhe ecje në mal) dhe kalimit të kohës në mjedise të hapura nuk u heq asnjë presje.

***

NUK ËSHTË GRIP

Në fillim të epidemisë së koronavirusit, pati ide të tipit “Ky është një grip i zakonshëm”, “Do të kalojë pa problem”, etj. Sot dihet me siguri që nuk është.

Së pari, ndonëse të moshuarit dhe personat e sëmurë janë ata që rrezikojnë më tepër, edhe të rinjtë mund të pësojnë komplikime të sëmundjes dhe të humbin jetën. Shkalla kombinuar e vdekshmërisë vlerësohet në 1%, shumë më e lartë se vdekshmëria nga epidemitë e gripit sezonal dhe e krahasueshme me epidemitë e Gripit Spanjoll apo Gripit të Hong-Kongut.

Së dyti, sëmundja ka një shkallë të lartë transmetimi, ku llogaritet se një person i sëmurë mund të infektojë mesatarisht dy deri në tre persona të tjerë. Fatkeqësisht kjo ndodh edhe kur personi i prekur nuk ka simptoma, pra në pamje është i shëndetshëm.

Ne, si shqiptarë, deri tani jemi relativisht të mbrojtur, sepse janë marrë masa ekstreme, por shumë të dobishme dhe në kohën e duhur. Karantina, eliminimi i kontakteve të panevojshme sociale dhe profesionale, si dhe masat e higjienës personale (larja e duarve mbi të gjitha) duket se po japin efekte pozitive. Në dhjetë vitet e fundit është përmirësuar ndjeshëm edhe shërbimi i urgjencës mjekësore, i cili u bë një nga shtyllat e përgjigjes ndaj koronavirusit dhe po reagon po aq profesionalisht sa edhe shërbimet e ngjashme në çdo vend tjetër europian.

Lexo edhe :  U hodh nga Ura e Bahçallëkut/ Kush janë 2 policët që shpëtuan të moshuarin nga vetëmbytja

Çfarë do të ndodhë në të ardhmen? Askush nuk është Nostradamus, por me sa duket epidemia do të vazhdojë për muaj, për të mos thënë vite të tërë. Gripi Spanjoll, Aziatik dhe i Hong-Kongut në shekullin XX zgjatën 2-3 vjet. Gjatë kësaj periudhe, qëllimi i çdo vendi dhe çdo sistemi shëndetësor do të jetë i dyfishtë: 1) të parandalojë infektimet e reja (përfshi këtu edhe prodhimin e një vaksine që mund të arrihet brenda pak muajsh) dhe 2) të shmangë krizat dhe dyndjet në spitale dhe, sidomos në repartet e kujdesit intensiv.

Individët duhet të reagojnë duke ndryshuar diçka nga sjellja e vet. Higjiena personale mbetet e para – larja e duarve dhe sjella e përgjegjshme sociale (higjiena e kollitjes, teshtitjes dhe të pështyrit), etj. Kontaktet sociale duhet të modifikohen – përqafimet dhe puthjet sa herë që takohemi me dikë duhen harruar gjatë kësaj kohe, qëndrimi në kafe apo restorante me orë të tëra, qëndrimi në radha ngjitur me njëri-tjetrin, po ashtu. Fatkeqësisht, dikush që ka shëndet të dobët duhet të heqë dorë nga argëtime të tipit kinema, teatër apo stadium.

Për shumë persona të moshës së mesme dhe të moshuar, epidemia mund të kthehet në një oportunitet për të përmirësuar shëndetin: të kalosh më tepër kohë në natyrë se sa në shtëpi, më shumë kohë duke shëtitur se sa në kafe, më shumë kohë në palestër apo në një fushë sportive se sa në restorant.

Personat që kanë shëndet të dobët duhet të marrin informacione për ushqyrjen e shëndetshme, për të menaxhuar më mirë peshën dhe, rrjedhimisht, sëmundje si diabeti apo sëmundjet e zemrës. Një ushqyerje e balancuar përmirëson imunitetin dhe forcon organizmin në përgjithësi. Ushqyrja e shëndetshme ndikon edhe në uljen e peshës që është faktor risku për shumë sëmundje.

Edhe rritja e aktiviteti fizik lidhet direkt me përmirësimin e shëndetit sepse parandalon sëmundje si diabeti, depresioni, tensioni i lartë i gjakut, etj. Për më tepër, aktiviteti fizik mund të bëhet nje zëvendësues i shkëlqyer i ndërveprimeve sociale të dëmshme. P.sh. në vend të një kafe dhe të një loje dominoje në një lokal, një pensionist mund të zgjedhë një shëtitje me shokët në ajër të pastër.

Nëpërmjet karantinës, u kalua një krizë, por nuk mund të zgjidhet përfundimisht problemi i koronavirusit. Sikundër Ministria e Shëndetësisë dhe spitalet po e shfrytëzojnë kohën e fituar për t’u përgatitur më mirë për të ardhmen, gjithkush duhet të shfrytëzojë informacionin e marrë gjatë këtyre ditëve për të përmirësuar shëndetin e vet. Dhe kjo vlen jo vetëm për mbrojtjen nga koronavirusi!/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pekini rrit masat emergjente mes shpërthimit të virusit të ri HMPV

Kina po përjeton një rritje të infeksioneve të virusit të frymëmarrjes, duke çuar në spitale të mbipopulluara, masa urgjente...

E fundit/ Vrasje në Shkodër, një person gjendet i pajetë në automjet

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dragoç në Shkodër.   Një person është gjetur i vrarë në automjetin e tij nga banorët e zonës/kb

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare ish-kryeministri grek, Kostas Simitis

Kostas Simitis, një figurë kyçe në politikën moderne greke dhe ish-kryeministër, u nda nga jeta në orët e para të së dielës në moshën...

Rriten temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 5 janar 2025

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të mbizotërohet  nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më...

Horoskopi ditor, 5 Janar 2025

Dashi Pritet qe jeta ne çift te mos ketë as problemin me te vogël gjate kësaj dite. Do kuptoheni mjaft mire me partnerin tuaj dhe...

Lajme të tjera

Web TV